Flet Haki Rugova pas kanosjes me armë në zyrën e tij
Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 04 October 2018
Haki Rugova, kryetar i Istogut, dje është kanosur nga një person i cili në gjendje të dehur kishte shkuar tek zyra e tij dhe kishte kërkuar të futej brenda.
Ai e ka shpjeguar se si ka ndodhur ngjarja, nërkohë ka thënë se nuk ka pasur ndonjë konflikt në mes tij dhe personit i cila ka tentuar të hyjë në zyrën e tij.
“Nuk ka pasur asnjë konflikt mes nesh, personi i caktuar ka hyrë në zyre timen të kryetarit të komunës me armë në dorë. Ai nuk ka kërkuar kurrgjë, ka qenë në gjendje jo stabile dhe ka ardh me armë në dorë. Kur vjen një person me armë në dorë, çka kërkon? Kurrgjë tjetër pos me pas probleme, është mirë që ka përfunduar ajo qysh ka përfunduar, kjo është e gjitha”, ka thënë Rugova.
Ai shtoi se me personin e dyshuar nuk është takuar asnjëherë.
“Nuk e njoh personin e dyshuar, nuk kam pasur asnjëherë kontakt me të. Duhet të trajtohet ky rast pasi që ka ndodh në zyret e kryetarit. Jam i lumtur që nuk ka ndodh kurrgjë ma shumë. Zyret i kam të hapura gjatë gjithë kohës, komuna është e qytetarëve, por njerëzit e armatosur që vijnë dhe sulmojnë personelin është e patolerueshme”, shtoi ai për kallxo.com
Rugova kërkoi nga organet e sigurisë që të merren seriozisht me rastin e kanosjes.
“Organet e policisë duhet me u marrë seriozisht me këtë punë që unë mos të kërkoj mbrojtje”, ka theksuar Rugova.
Nga i dyshuari është konfiskuar arma-revole e llojit “Si Sauer”, me një karikator, 9 fishekë kalibrit 9 mm, si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...