Në Kosovë nuk do të mund të importohen vetura më të vjetra se 15 vjet
Autori: Gazeta inFokus
14:58 | 02 Tetor 2018
Tash e tutje kosovarët mund të importojnë vetura deri në 15 vjet të vjetra.
Kështu ka marrë vendim Komisioni për Zhvillim Ekonomik i Kuvendit të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.
Gjatë kësaj mbledhje u morr vendim edhe që me bartjen e e automjetit te blerësi, bartet edhe regjistrimi i mbetur.
Anëtari i komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal,Muharrem Nitaj ka thënë se gjatë mbledhjen u morr vendim edhe për liberalizim të tregut të kontrolleve teknike.
“Në Komisionit për Zhvillim Ekonomik, sot është votuar që bashkë me bartjen e pronësisë së automjetit të bartet edhe regjistrimi i mbetur. Është votuar për liberalizimin e tregut të kontrolleve teknike. Kjo nënkupton që qytetarët mund ta bëjnë kontrollin teknik të automjetit në gjithë territorin e Kosovës e jo veç në komunën e caktuar, siç ka qenë deri me tani. “, ka shkruar ai.
Nitaj ka shkruar se vendimet e marra korrigjojnë padrejtësinë që u janë bërë qytetarëve.
Po ashtu është hequr kufizimi për certifikimin e kontrolleve të reja teknike. Dhe së fundi është votuar që kufiri i vjetërsisë së automjeteve të importuara të rritet nga 10 në 15 vjet! Jam i bindur se këto amandamente do ta marrin mbështetjen edhe në Seancë Plenare. Si Kryetar i Grupit Punues për plotësim ndryshimin e Ligjit pë Automjete, e falënderoj deputetin Mërgim Lushtaku si dhe gjithë anëtarët e Grupit për punën e bërë! Votimi i sotëm korrigjon disa padrejtësi që u janë bërë qytetarëve!”, ka përfunduar ai.
Ndryshe që nga janari i këtij viti ka hyrë në fuqi ligji i cili ndalon importin e veturave më të vjetra se 10 vite.
Gazeta inFokus në dhjetor të 2017-ës pati raportuar për rritje rekorde të veturave të importuara në Kosovë./inFokus


T� tjera
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...



































