Auto&Tech

Arabia Saudite prezanton trenat e shpejtë që lidhin Mekën dhe Medinën

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 29 September 2018

Një linjë e shpejtë hekurudhore me gjatësi prej 450 kilometrash dhe me vlerë prej 16 miliardë dollarësh do t’i lidhë Mekën dhe Medinën.

Kjo do ta përshpejtojë kohën e udhëtimit për madje tri orë, dhe në vend të pesë orëve deri në Medinë, do të mundë të arrihet për vetëm dy orë, raporton portali “Al Jazeera”.

Arabia Saudite e ka hapur një linjë të shpejtë hekurudhore e cila do t’i lidhë dy qytetet më të shenjta islamike.

-Advertisement-

Ky veprim do t’ua lehtësojë pelegrinëve muslimanë t’i vizitojnë këto qytete.

Trenat e shpejtë do t’i transportojnë udhëtarët e rregullt dhe do të lëvizin e shpejtësi prej 300 kilometrash në orë – gjë që do ta shkurtojë kohën e udhëtimit nga pesë në dy orë. Aktualisht në dispozicion janë 35 trena.

“Rruga nga Haramaini tani është më e shkurtër dhe më e lehtë se kurrë më parë”, tha ministri i Transportit, Nabil al-Amoudi, para njerëzve të mbledhur në stacionin Jeddah. Ky projekt e rrit përkushtimin e mbretërisë për një shërbim më të mirë ndaj islamit dhe myslimanëve, shtoi ai.

Kjo linjë do t’i lidhë pesë stacione: Mekën, Jeddah, Qytetin Ekonomik të Mbretit Abdullah, aeroportin Abdulaziz dhe Medinën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera