Lajme

Gjysma e LDK-së në protestën e Vetëvetendosjes

Autori: Mirlinda Bajraktari 16:11 | 26 September 2018

Ndryshe nga bashkë partiakët e saj, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka dalë në krah Lëvizjes Vetëvendosje, për protestën e paralajmëruar për të shtunën. Madje ajo edhe do të marrë pjesë.

Kështu kanë bërë të ditur burime brenda LDK-së për gazeten inFokus.

Sipas zyrtarëve të kësaj partie në këtë protest Osmani nuk do të jëtë e vetme pasi që asaj do ti bashkohen edhe disa deputetë tjerë të LDK-së.

-Advertisement-

“… Vjosa do të protestoj të shtunen, bashkë me disa deputete të tjerë të LDK-së” ka thënë ky burim.

Ndërsa redaksia e inFokusit sot gjatë ditës ka provuar të kontaktoj më deputeten Osmani por ajo ka qënë e paqasshme gjatë gjithë kohës.

Në anen tjetër anëtari i Kryesisë së LDK-së, Agim Veliu ditë më parë ka deklaruar se kjo parti nuk e përkrah protestën e Lëvizjës Vetëvendosje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera