Sport

Këta janë menaxherët më të fuqishëm në botën e sportit

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 26 September 2018

Si çdo vit, revista amerikane Forbes ka publikuar klasifikimin e menaxherëve më të fuqishëm të sportit në botë. Në 10-shen më të mirë ka të reja interesante, duke nisur nga kthimi në vend të dytë të Jorge Mendes-it, protagonist në verë me kalimin e Cristiano Ronaldo-s nga Reali te Juvja.

Agjenti portugez i futbollit e ka tejkaluar kuotën 100 milionë euro me komisione dhe në klasifikim duhet që ti përulet vetëm Scott Boras-it, i cili ka disa klientë, sidomos ata në botën e bejsbollit. Brenda 12 muajve Mendes ka shtuar komisionet nga shitjet me 30,5% duke kaluar nga 77 në 100,5 milionë.

Ndërkohë që kontrata që zotëron për lojtarët nga vlera 770 që ka qenë ën total në 2017, ka shkuar në 1 miliard në 2018. Por edhe Mino Raiola ka bërë një kapërcim, duke hyrë në pesëshen më të mirë nga vendi i dhjetë që ishte. Aktualisht ai ka fituar në 2018-ën 62,89 milionë ndërsa në total vlera nga kontratat ka shkuar në 628,9 milionë.

-Advertisement-

Agjentët Sporti Komisione

1 Scott Boras Bejsboll $105.16 milionë

2 Jorge Mendes Futboll $100.52 milionë

3 Jonathan Barnett Futboll $79.56 milionë

4 Jeff Schwartz Basketboll $66.78 milionë

5 Mino Raiola Futboll $62.89 milionë

6 Casey Close Bejsboll $62.17 milionë

7 Sam & Seth Levinson Bejsboll $49.47 milionë

8 Volker Struth Futboll $46.44 milionë

9 Pat Brisson Hokej $45.35 milionë

10 Todd France Futboll $41.84 milioni

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera