Milaim Zeka: LDK nuk donë ta rrëzoi Qeverinë
Autori: Agnesa Çitaku 17:01 | 25 September 2018
Lidhja Demokratike e Kosovës të hënën deklarojë se është duke përgatitur një mocion për rrëzimin e Qeverisë.
E kundër kësaj ide ka dalë deputeti i NISMA-së, Milaim Zeka.
Zeka në një prononcim për gazetën inFokus ka thënë ende nuk janë informuar nga LDK-ja për këtë mocion.
“Nuk mundet Lidhja Demokratike e Kosovës e asnjë partin politike tjetër me bo mocione dhe me fitu vota të deputetëve përmes gazetarëve, ata duhet të na ftojnë dhe të flasin me ne të bëjmë marrëveshje të brendshme e pastaj të dalin me deklarata para gazetarëve. Krejt kjo punë po bëhet për marketing politik, nuk e kanë qëllimin me e rrëzu as Thaçin e as askënd tjetër”, ka thënë Zeka.
Ai po ashtu ka shtuar se nuk do të votoi pro rrëzimit të Qeverisë.
“Unë personalisht nuk do të votoj rrëzimin e Qeverisë deri në shtatorin e vitit të ardhshëm”, ka thënë ai.
E votën kundër, Zeka e ka arsyetuar se zgjedhjet janë vetëm humbje kohe dhe parash.
“Kjo Qeveri që nga fillimi ka qenë e rrëzume faktikisht, është Qeveri jofunksionale por fati i saj është që opozita është më e rrëzuar dhe më e keqe dhe për këtë po arrijnë me qeverisë në këtë formë. Arsyeja është se besoj se edhe nëse e rrëzojmë Qeverinë edhe 70 herë të njëjtit njerëz kanë më ardhë. Nëse shkojmë në zgjedhje kanë me fitu para disa bandit kriminel, shteti i Kosovës i jep 20 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve dhe prapë jemi në të njëjtën situatë”, ka shtuar ai.
Deputeti i NISMA-së në prononcimin dhënë gazetës Infokus ka shtuar gjithashtu se Kosova probleme të tjera më të rëndësishme se zgjedhjet.
“Kosova i ka 1 milionë probleme më të mëdha sesa zgjedhjet e reja, problemet e punëtorëve në KEK, në Post, në spitale dhe në vende të tjera, për mu zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, ka përfunduar ai.
Të hënën Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu pas mbledhjes së Grupit Parlamentar ka ripërsëritur se janë duke punuar për të rrëzuar Qeverinë, shkruan gazeta inFokus
“Kryesia e Lidhjes Demokratike këtyre ditëve ka filluar një cikël takime dhe do të vazhdojmë me takime të tjerë drejt organeve vendimmarrëse të LDK-së në mënyrë që këtë situate që është e vështirë për vendin tone ta kalojmë sa më shpejt. Është një disponim i mirë i të gjitha organeve të LDK-së që të punojmë drejt rrëzimit sa më të shpejtë të kësaj Qeverie”, ka thënë Veseli.
Ai madje ka thënë se po punojnë në përgatitjen e një mocioni.
“Ne do të punojmë edhe me subjektet e tjera politike që ta përgatisim një mocion sa më shpejte në mënyrë që të rrëzojmë këtë Qeveri. Qëndrimi i LDK-së është që vendi është një krizë politike dhe Institucionale”, ka shtuar ai./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...