Prokuroria i akuzon për vjedhje të rëndë tre persona që vodhën një çamçakëz
Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 24 September 2018
Lumturije Ramqaj dhe Lirika Sahiti, që nga prokuroria janë ngarkuar me veprat penale të “vjedhjes së rëndë” dhe të “grabitjes” të mbetura në tentativë, kanë kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që të hidhet kjo aktakuzë e ngritur ndaj tyre.
Ndryshe, në bashkëkryerje me Ramqajn e Sahitin, për të dy veprat penale është duke u akuzuar edhe Edison Bislimi, por i njëjti e ka pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar të 27 korrikut 2018, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas prokurorisë, Bislimi, Ramqaj e Sahiti, më 12 dhe 14 mars 2018, në lagjen “Kalabria”, në Prishtinë, në lokalin “Europhone”, pas një planifikimi paraprak duke i ndarë rolet në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit kundërligjor dhe përvetësimit të pasurisë së huaj të luajtshme, kanë tentuar të kryejnë vjedhje.
Siç përshkruhet në aktakuzë, nga tentativa e tre të akuzuarve për të përvetësuar diçka nga ky lokal, kanë marrë vetëm një çamçakëz.
Bislimi, përpos këtyre dy veprave penale është ngarkuar edhe me armëmbajtje pa leje, por në seancën e së hënës, mbrojtësi i tij, avokati Nasuf Hasani, kërkoi nga gjykata që ta hedhë poshtë këtë pikë të aktakuzës për shkak se sipas tij, Bislimi nuk ka pasur armë.
“Qëndroj prapa thënieve të theksuara në kundërshtimin e provave, edhe në shqyrtimin fillestar edhe në kundërshtimin e provave, i mbrojturi im me sinqeritetin më të madh e pranon fajësinë për dispozitivin I dhe II të aktakuzës, por jo për dispozitivin për armëmbajtje pa leje për faktin se nuk ka pasur armë”, tha Hasani.
Mbrojtësi i të akuzuarës Lirika Sahitaj, avokati Asdren Bytyqi, në deklaratën e tij me të cilën kërkoi hedhjen e aktakuzës, theksoi se në pjesën në të cilën aktakuza ngarkon Sahitajn, është e mbështetur në supozime dhe se ajo është e bazuar në deklaratat e të akuzuarit tjetër Liridon Bislimi, çka sipas avokatit Bytyqi, nuk e ka fuqinë e provës.
“Aktakuza është mbështetur në supozime të pathemelta dhe në bazë të prova që në bazë të ligjit nuk e kanë fuqinë e provave, të gjitha deklaratat e dëshmitarëve, video-incizimet e lokalit ku pretendohet se është kry vepra penale nuk e inkriminojnë të mbrojturën time si bashkëpjesëmarrëse në kryerjen e këtyre veprave.
Dyshimet për të mbrojturën time janë nga deklaratat kontradiktore të bashkakuzuarit tjetër Liridon Bislimi, që sipas Kodit të Procedurës Penale nuk e kanë fuqinë e provës”, tha Bytyqi.
Edhe avokati Faruk Binakaj, që mbron tani të akuzuarën Lumturije Ramqaj, deklaroi se prokuroria nuk ka ofruar asnjë provë me të cilën vërtetohet se Ramqaj, ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.
Binakaj, tha se i mbetet gjykatës që të vendos se kjo aktakuzë a do të refuzohet në këtë stad apo jo por sipas tij, pafajësia e Ramqajtë, do të vërtetohet në rastin se kalohet në administrimin e provave në shqyrtimin gjyqësor.
Në anën tjetër, prokurorja Ferdane Sylejmani, kundërshtoi kërkesat e mbrojtjes për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave me arsyetimin se provat janë marrë në mënyrë të ligjshme dhe se gjatë fazës së hetimit janë grumbulluar prova të mjaftueshme që të vërtetojnë fajësinë e tre të akuzuarve.
Secili nga mbrojtësit e të akuzuarve i propozuan gjykatës që e njëjta të merr vendim me të cilën të akuzuarit të liroheshin nga paraburgimi, duke e zëvendësuar me masa më të buta, me arsyetimin se kanë pushuar kushtet për një masë të tillë, të cilat propozime i kundërshtoi prokurorja Sylejmani.
Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Vesel Ismajli, njoftoi palët se jashtë seance, në formë të shkruar do të merret një vendim si për kërkesat e mbrojtjes për hedhjen e aktakuzës, e po ashtu edhe për propozimet e tyre lidhur për masën e sigurisë.
Ndryshe, sipas prokurorisë, Bislimi, Ramqaj e Sahiti, më 12 mars 2018, rreth orës 03:40 në lagjen Kalabrija në Prishtinë, në lokalin “Europhone”, pas një planifikimi paraprak duke i ndarë rolet në bashkëkryerjeje me qëllim të përfitimit kundërligjor dhe përvetësimit të pasurisë së huaj të luajtshme, kanë tentuar të kryejnë vjedhje, në atë mënyrë që Bislimi, me mjet të fortë e ka thyer xhamin e derës kryesore dhe ka hyrë brenda lokalit për të kryer vjedhje, por pasi është aktivizuar alarmi, i njëjti është larguar dhe nuk ka arritur të marrë asgjë, kurse të pandehurat Lumturije Ramqaj dhe Lirika Sahiti kanë bërë roje jashtë lokalit.
Në bazë të aktakuzës, tre të pandehurit, së bashku edhe me personin N.N, i panjohur për prokurorinë, në të njëjtin lokal, por pas dy ditësh, pra më 14 mars 2018, rreth orës 16:20, pasi paraprakisht kanë planifikuar veprimet e tyre, duke i ndarë rolet, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm dhe përvetësimit të pasurisë së huaj, ashtu që Ramqaj dhe Sahiti kanë hyrë brenda, derisa aty duke punuar ka qenë e dëmtuara Besjana Sufaj.
Sipas prokurorisë, Sahiti me armë e kërcënon me fjalë dhe e sulmon fizikisht te dëmtuarën duke e kap për flokëve dhe duke e goditur me tytë të revoles në kokë, por e dëmtuara arrin që ta aktivizon alarmin me ç’rast të pandehurit me përjashtim të një çamçakëzi nuk arrijnë të marrin asgjë tjetër dhe ikin nga vendi i ngjarjes.
Siç pretendon prokuroria, derisa Sahiti e Ramqaj ishin brenda lokalit, jashtë tij, bënte roje e akuzuara Lirika Sahiti dhe personi N.N.
Sahiti, përpos këtyre dy veprave, ngarkohet edhe për armëmbajtje pa leje, por për prokurorinë, arma e përdorur nuk është e njohur.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...