Nga dhjetori kosovaret mund të vizitojnë Italinë
Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 23 September 2018
Muaji dhjetor do të shënojë fillimin e punës së kompanisë ajrore “Airkos”, kompani e cila do të ofrojë udhëtime nga Kosova drejt shtetit të Italisë dhe anasjelltas.
Më 7 dhjetor do të jetë fluturimi i parë i “Airkos” drejt Trevizës së Italisë, ku nga ajo ditë pastaj do të ofrojë fluturime dy herë në javë, çdo të martë dhe të premte.
Drejtori gjeneral dhe themeluesi i “Airkos”, Jeton Krasniqi, për KosovaPress ka treguar
“Prej datës 7 dhjetor do të jetë fluturimi i parë nga Prishtina drejt Trevizës dhe anasjelltas, dy herë në javë, të martën dhe të premten. Do të fillojmë së pari me këto dy ditë dhe pastaj do të rrisim edhe numrin e fluturimeve. Pastaj do ta krijojmë edhe disa pako që do t’i krijojmë mundësitë për të vizituar Venecian ose Veronën, por jo vetëm këto dyja po edhe në Kosovë do të krijojmë disa pako që do t’iu mundësojnë të huajve, italianëve në përgjithësi që të vijnë dhe të vizitojnë Kosovën dhe të kemi shembull çmime të volitshme për qytetarët e Kosovës që dëshirojnë të shkojnë për të vizituar Italinë”, ka bërë të ditur ai.
Qëllimi i krijimit të kësaj linje fluturimi, sipas Krasniqit është krijimi i lidhjes në mes të dy shteteve.
Sipas Krasniqit, kosovarët që jetojnë në Itali kanë pasur shumë probleme sa i përket udhëtimit me aeroplan drejt Kosovës, e që kjo ka qenë edhe ndër arsyet që e ka shtyrë atë të krijojë këtë kompani.
“Qëllimi ka qenë mungesa e lidhjes mes Kosovës dhe Italisë, sepse kemi një vështirësi pasi tani është vetëm një fluturim që fluturon nga Verona për në Prishtinë, shumica e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Itali janë në rrethinë të Trevizës apo të Venecias, kështu që e kemi parë të domosdoshme që ka një kërkesë të madhe për realizimin e një linje të fluturimi të reja që do ta ketë bazë Trevizënm pasi që do të ketë edhe liberalizim të vizave mendojmë që ka nevojë, sidomos të rinjtë ta vizitojnë Italinë dhe një pikë më afër Venecias është Treviza, kështu që është një lehtësim për të dy anët dhe kjo ka qenë qëllimi kryesor që na ka shtyrë të realizojmë këtë projekt”, është shprehur ai.
Përveç bashkatëdhetarëve që jetojnë në Itali, të cilët do të kenë më të lehtë të vijnë në vendlindje, edhe qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që me çmime shumë të arsyeshme të vizitojnë Italinë, pasi kjo kompani ajrore “Airkos” ka menduar që të krijojë pako udhëtimesh.
Drejtori i “Airkos”, Jeton Krasniqi, ka thënë se biletat prej Kosovës drejt Italisë dhe nga Italia në Kosovë do të jenë shumë të arsyeshme.
“Politika jonë e biznesit do të jetë ajo që do të kemi biletat jo të shtrenjta, si në sezon po ashtu edhe jashtë sezones. Do të kemi bileta të volitshme dhe normal qëllimi jonë është që me ua mundësua të gjithëve me udhëtua dhe me vizitua Italinë ose Kosovën. Do të jetë një kosto e volitshme për dy anët, edhe për kosovarët që jetojnë në Kosovë që dëshirojnë të vizitojnë Italinë, por edhe për shqiptarët që jetojnë në Itali dhe dëshirojnë me ardhë në pushim në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.
Për fillim kompania ajrore “Airkos” do të operojë vetëm drejt Italisë, por që synim i kësaj kompanie është zgjerimi edhe në tregje të reja, e një nga synimet është edhe Greqia.
“Të ardhmen besojmë që do të zgjerohemi edhe në tregjet tjera, jo vetëm në Itali. Do të zgjerohemi edhe në tregjet e turizmit drejt Greqisë, besojmë se do të zgjerohemi në disa pako pushimi për qytetarët e Kosovës që dëshirojnë të shkojnë në Greqi dhe të vizitojnë Greqinë. Të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe prej Italisë që do të mundësojmë qytetarëve të Kosovës, por jo vetëm atyre mundësinë që t’i kalojnë pushimet edhe në Greqi me çmime të volitshme dhe me fluturime me të shpeshta”, potencoi ai.
“Airkos” sipas drejtorit të saj Jeton Krasniqit, ani pse është kompani e re, është një kompani me shumë perspektivë dhe me qëllimin e saj kryesor të cilin e ka që t’ia mundësojë të gjithëve të udhëtojnë dhe të vizitojnë Italinë.
“Airkos” fluturimin e parë drejt Trevizës së Italisë nga Kosovë do ta ketë në muajin dhjetor
Të tjera
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...
-
Rrëfimi tronditës i babait të Alma Arrazit: Çfarë u kanë parë sytë atyre fëmijëve
Teksa rrëfente mbi jetën e trishtë që kishte e bija, babai i Alma Bushati Arr...
-
Aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Drenas, njëra shihet e rrotulluar
Aksidentet e trafikut në rrugët e vendit nuk kanë të ndalur, ku si pasojë për...
-
Takohen liderët Kinë – Francë – BE
Gjatë paradites të së hënës, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua në Pallati...
-
Kurti uron goranët: Kontributi juaj mbetet i rëndësishëm, i veçantë dhe i çmueshëm – askush nuk do të lihet pas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. ...
-
Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë të Alma Arrazit
Me lot në sy, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë lajmin e hidhur për...
-
Çitaku për reagimet ndaj Escobarit: Mjerim politik
Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimi...
-
Bajrami analizon punën e Ministrisë së Financave në 2024: Dobët, shumë dobët!
Deputetja nga LDK-ja, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kuri 2, duke i nu...
-
Dyshohet se shkaktoi vdekjèn e gruas dhe 3 fëmijëve, zbulohet jeta e Ergys Arrazit, pronar i disa bizneseve
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një n...