Lajme

Thaçi i drejtohet Kushtetueses, në përpjekje për të bishtnuar Kuvendin

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 20 September 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur një iniciativë me synimin për të anashkaluar Kuvendin e Kosovës rreth një marrëveshjeje të mundshme me Serbinë.

Ai e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretimin e nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës, që flet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, që duhet të ndodhë me 2/3 e votave të deputetëve.

Pas kërkesës së Presidentit, Gjykata Kushtetuese ua ka dërguar njoftimin deputetëve të Kuvendit, duke kërkuar komentet e tyre.

-Advertisement-

Dërgimin e letrës e ka konfirmuar për KTV-në një deputete e Kuvendit të Kosovës.

Neni 18 i Kushtetutës thotë se 1. Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për disa çështje, dhe mbi të gjitha për territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera