Vuçiç nuk do të takohet me Thaçin
Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 20 September 2018
Pasi u tërhoq nga bisedimet në Bruksel, Aleksandar Vuçiç duket se do të bojkotojë edhe punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në vend të tij, raportojnë mediat serbe, në New York do të shkojë kryeministrja Ana Brnabiq.
Burime të ‘Danas’ thonë se presidenti do ta anashkaloje eventin disaditor për shkak të angazhimeve të tjera të tij, transmeton Shqip. Vuçiq e pati lënë të kuptohej këtë, javën e kaluar, kur e paralajmëroi këtë mungese me një justifikim jo fort bindës.
“Thjesht dua të jem më shumë në vend, nuk mund të jem gjithë kohës jashtë vendit”, citohet të ketë thënë ai.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndërkohë pritet të takohet javën e ardhshme me shefin e shtëpisë se bardhe, Donald Trump dhe shtypi serb e ka një koment edhe për këtë zhvillim.
Sipas mediave atje, një lëvizje e tillë do të ishte goditje e fortë për Beogradin zyrtar.
Me deklaratën e ambasadorit të SHBA në Beograd, Kyle Scott, Amerika e tregoi më qartë se çdo herë tjetër se favorizon një zgjidhjeje paqësore të mosmarrëveshjeve, dhe se mbështetet në zgjuarsinë e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, siç e theksoi diplomati i larte, ndërmjetësuesja e procesit të dialogut.
Thaçi dhe Vuçiç po i mëshojnë që të dy idesë së shumëkundërshtuar të ndryshimit të kufijve, dhe Mogherini ka deklaruar se për të, çdo zgjidhje është e pranueshme për sa kohë mbetet ne në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Një ditë më parë, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi se “ideja e kufijve” është e vetmja ide konkrete e hedhur deri tani dhe Serbia doli me të “për shkak se Shtetet e Bashkuara, Rusia, Italia, Franca dhe Bashkimi Europian, kanë ndryshuar qëndrimin dhe kërkojnë një zgjidhje paqësore për Kosovën”.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...