Lajme

​LDK: Gjykata Kushtetuese ta trajtojë me urgjencë përbërjen e KQZ-së

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 19 September 2018

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri sot i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese komentet e tij dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës për çështjen e ngritur nga presidenti Hashim Thaçi pranë Gjykatës Kushtetuese lidhur me përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është se, Presidenti i Kosovës, fillimisht duke e zvarritur me qëllim emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së, që prej zgjedhjeve të qershorit 2017, pastaj, duke e referuar çështjen pranë Gjykatës me një vit vonesë, kinse për të kërkuar opinion/interpretim lidhur me përbërjen e KQZ-së, ka vepruar në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës sipas së cilës ai duhet të garantoj funksionimin e rregullt organeve kushtetuese të Republikës së Kosovës”, vlerëson Beqiri.

Postimi i Beqirit në Facebook:

-Advertisement-

Sot, në cilësinë e Sekretarit të përgjithshëm të LDK-së dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, kam dorëzuar komentet e mia dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës përkitazi me çështjen e ngritur nga presidenti pranë Gjykatës Kushtetuese lidhur me përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është se, Presidenti i Kosovës, fillimisht duke e zvarritur me qëllim emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së, që prej zgjedhjeve të qershorit 2017, pastaj, duke e referuar çështjen pranë Gjykatës me një vit vonesë, kinse për të kërkuar opinion/interpretim lidhur me përbërjen e KQZ-së, ka vepruar në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës sipas së cilës ai duhet të garantoj funksionimin e rregullt organeve kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Sjellja e këtillë tendencioze e Presidentit, madje ndonjëherë duke provuar edhe t’ua diktojë emrat e përfaqësuesve të partive politike në KQZ, veçanërisht atyre opozitare, të cilat sipas formulës së ndarjes së vendeve të praktikuar deri më sot, përbëjnë shumicën në KQZ, përbënë atak të drejtpërdrejtë në sistemin parlamentar e demokratik të vendit tonë. Lidhja Demokratike e Kosovës pret që Gjykata Kushtetuese, ta trajtojë me urgjencë dhe të jap opinionin e saj të drejtë rreth kësaj çështjeje me qëllim që KQZ- si organ i pavarur, i paanshëm dhe i përhershëm të nxirret nga kjo bllokadë që është futur nga (mos)veprimet politike të Hashim Thaçit!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera