Sport

Prishtina të mërkurën pret Gjilanin

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 17 September 2018

Prishtina dhe Gjilani do të takohen në kuadër të ndeshjes së mbetur të javës së parë të Ipko Superligës. Ndeshja zhvillohet të mërkurën më 19 shtator në stadiumin e Prishtinës nga ora 18:00h, shkruan Gazeta inFokus.

Bardhekaltrit janë pa humbje në 13 ndeshje kampionale rresht, në fakt Prishtina me kryetrajnerin Josa nga 32 ndeshje kampionale ka pësuar vetëm 4 humbje.

Ndeshja e mbetur me Gjilanin do të jetë rast i mirë që skuadra të rikthehet nga dy barazime të papritura dhe t’ju rikthehet ritmit të fitoreve. Por, për këtë, duhet edhe ndihma maksimale e adhuruesve tanë. Thjesht, stadiumi ynë është shndërruar në arenë motivimi maksimal për skuadrat mysafire. Andaj, ekipi do të ketë nevojë për mbështetje maksimale të sa më shumë adhuruesve bardhekaltër.

-Advertisement-

Çmimi i biletave nuk do të ndryshoj nga ndeshja me Ferizajn dhe do të jetë nga 2 euro në Lindje dhe Veri (për mysafir), 3 në perëndim dhe 5 euro VIP.

Ndërsa ndeshja me Gjilanin do të jetë e 40-ta pas luftës. Gjilani kundër Prishtinës nga viti 1999 e ka vetëm 1 fitore kampionale (1:0 më 2016/17) dhe 1 për Kupë (1:0, 2002/03, por ishin eliminuar) dhe 1 për Superkupë (4:1, 1999/00).

Në 3 ndeshjet e edicionit të kaluar, Prishtina kishte arritur 2 fitore si vendase me rezultat të njëjtë 2:1, ndërsa në Gjilan ishte mbyllur baras pa gola.

Kurse në klasifikim nga 4 ndeshje, Prishtina renditet e 4-ta me 8 pikë (2-2-0, 4:1), ndërsa Gjilani e 5-ta me 7 pikë (2-1-1, 5:5). Prishtina me fitore eventuale do të dilte 2-ta me 11 pikë sa ka edhe Feronikeli dhe 2 pikë më pak se lideri Flamurtari me 13 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera