Para 27 vjetëve nisi udhën e pavarur futbolli i Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 13 September 2018
Atëbotë, kur Serbia po shkatërronte gjithçka shqiptare, lind pyetja a kishte rrugë tjetër? JO! Pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, shfuqizimit të autonomisë së vitit 1974 dhe rrethimit të hekurt ushtarako – policor nga Serbia, që kishte nxjerrë tanke rrugëve të pushtuara të Kosovës, nga dita në ditë bëhej e qartë se harku perimetrik i të gjitha veprimtarive shqiptare po shtrëngohej deri në padurueshmëri.
Pra, në këtë klimë regjimi serb mëtonte që popullata shqiptare apo bashkëpunëtorët që kërkoheshin kudo dhe me çdo kusht të përfshiheshin edhe në sport, për të pasur një alibi ndaj ndërkombëtarëve se shqiptarët e Kosovës mund të luajnë dhe i janë, gjithnjë sipas tyre, luajal regjimit të Millosheviqit. Mirëpo, të pakët, apo shumë të pakët ishin ata që u rreshtuan krah tiranisë, duke mbetur disa syresh, të cilët më vonë edhe ata u flakën dhe veçse njollosën imazhin e tyre. Në këtë frymë futbollin e të gjitha rangjeve në Kosovë e kishte kapluar një eufemi e paparë.
Represaliet kishin filluar në secilin klub shqiptar pa dallim qyteti apo komune e më gjerë, madje duke u pushtuar edhe klubet më të vogla nëpër viset më të largëta rurale. Masat e dhunshme reflektuan kudo sidomos në klubet e ashtuquajtura më të mëdha, të traditës dhe cilësisë si organizatore ashtu edhe ekipore, për ta ndjerë këtë dhunë. Prandaj, “nuk mund të luash top me atë që të vret natën e të qanë ditën” thanë njëzëri futbollistët shqiptar të Kosovës dhe prijësit e tyre dhe vendosën të themelojnë Federatën e Futbollit të Kosovës. Pra, i thanë fuqishëm Jo Serbisë, duke thënë se rruga e jonë është e pavarur dhe kështu do të rrugëtojmë. Kjo rrugë nisi dhe nuk e ndali as dhuna, as burgosja e asgjë tjetër.
Duke qenë edhe vet pjesë e këtyre vendimeve të mëdha e të drejta, nga mbaj mendja me duhet të kujtojë të gjithë ata njerëz që u mblodhën dhe themeluan Federatën e Futbollit të Kosovës dhe morën vendimin për të nisur Kampionati i Kosovës.
Ishin 20 skuadra që nisen vallen e futbollit të pavarur. Të prirë nga Prishtina, iu bashkëngjitën Flamurtari, Liria, Gjakova, Juniku, Elektroekonomia, Besëlidhja, Drita, Vllaznimi, Besa, Llapi, Kosova e Vushtrrisë, Suhareka, Kaçaniku, Ferizaji, Feronikeli, Ramiz Sadiku, Drenica, Trepça e Rahoveci.
Kështu, tashmë Federata e themeluar në krye me Agim Bytyqin, kryetar, marrin vendim që Kampionati të nisë më 14 shtator, por për shkaqe taktike vendoset që më 13 shtator 1991, para 27 viteve të zhvillohet ndeshja Flamurtari- Prishtina, e nisin garat e para të Kampionatit të Kosovës dhe nuk u ndalën kurrë dhe u zhvilluan në forma të ndryshme varësisht nga kërkesat e kohës dhe rrethanave. Dhe kjo ditë shënohet çdo vjet me një ndeshje revyale ndërmjet veteranëve të Flamurtarit dhe Prishtinës. Fushat, arat e livadhet si Llukari, Dumnica, Kqiqi, Gjergjica, Raushiqi e shumë tjera u shndërruan në fusha futbollit.
I madh e i vogël u angazhua që të mos ndërpritet kjo rrugë e mëvetësisë së futbollit të Kosovës. Shumë e shumë breza u sakrifikuan deri në flijim. Edhe lufta për çlirimin e Kosovës nuk ka mundur të mendohet pa pjesëmarrjen e futbollistëve dhe rënia e shumë njerëzve të futbollit në altarin e lirisë flet në dobi të kësaj. Ky lum i madh e njerëzve meriton respektin më të madh tonin dhe të shoqërisë së Kosovës e ata që dhanë jetën të i ngremë në piedestalin më të lartë të heronjve.
Arsimi dhe Sporti ishin dy shtyllat kryesore të shtetit të Kosovës së pavarur, që u rrit e po zë shtat gjithnjë e më shumë. Nuk ka njeri në Kosovë që nuk e qiti një gurë në këtë kala të futbollit të pavarur, madje edhe fëmijët, që paralajmëronin ardhjen e policisë serbe meritojnë respektin tonë që tashmë janë bërë burra e gra.
Dikush dha pare, dikush djersë e gjak, dikush lëshoi tokën për fushë futbolli e në fund dikush dha jetën për ta ardhur në këtë ditë ku pas gjithë kësaj sakrifice, futbolli u bë pjesë e familjes evropiane dhe botërore. Federata e Futbollit e Kosovës dhe ne që e drejtojmë atë, do të përkulemi para gjithë atyre njerëzve dhe do të u jemi mirënjohës për jetë e mot, për kontributin e tyre. Kujtimet dhe shprushja nëpër to do të jetë gjithmonë si udhërrëfyes për brezat që vijnë.
Dhe për fund Faleminderit të gjithëve për të gjitha!
Me respekt
Agim Ademi
President i FFK-së
Të tjera
-
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
Në ambientet e fabrikës Comodita, kanë qëndruar përfaqësuesit e kompanisë së ...
-
Kurti: Rreziku i një luf*te të re në rajon është real, duam të anëtarësohemi sa më shpejt në NATO
“Ekziston një rrezik real i luftës pasi Serbia është duke krijuar lidhje më t...
-
Zyrtare: Policia e shpall në kërkim Enver Sekiraqën!
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve t...
-
Stano: S’ka asgjë të re rreth raportit të Borell për masat, veprimet e fundit në Veri të padobishme
Republika e Kosovës vazhdon të jetë ende nën masa të Bashkimit Evropian. Zëdh...
-
Szunyog: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk varet nga BE-ja
Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se çështja e...
-
Bajrami: Qeveritarët tanë kanë shpenzuar mesatarisht 8800 euro në ditë për ushqim dhe pije
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Dënohen me 19 vite burg vr āsësit e Lulzim Fejzullahut
Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur vendimin e aktgjykimit për vra...
-
Deputetja e LDK-së kundër marrëveshjes me Danimarkën: “Eksportojmë të rinj jashtë vendit, importojmë kriminelë”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka krit...
-
Korenica: Vetëm çiftet të kenë fëmijë, jo gruaja e pamartuar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka propozuar që të ndryshohe...
-
Pas Abdixhikut, Hovenier takon edhe Vjosa Osmanin, kjo është arsyeja
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHB...
-
Abdixhiku ha drekë me Hovenierin, flasin për vizionin euroatlantik të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dalë në drekë ...
-
Moska: Vendimi i Norvegjisë për të ndaluar turistët tanë është armiqësor dhe diskriminues
Moska e ka cilësuar ndalimin e hyrjes së turistëve rusë në Norvegji nga 29 Ma...