Sport

Mirel Josa flet para përballjes me Ballkanin

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 11 September 2018

Javën e 4-të do të nisin skuadra e promovuar në elitë, Ballkani e cila e pret Prishtinën në Therandë, shkruan Gazeta inFokus.

Prishtina udhëton në Therandë pas dy ndeshjeve dhe dy fitoreve pa pësuar gol, ndërsa Ballkani e zhvillon ndeshjen e katërt dhe në tre ndeshje ka arritur një fitore e dy humbje.

Kryetrajneri i Prishtinës Mirel Josa ka deklaruar para ndeshjes.

-Advertisement-

“I bije që pas kësaj periudhe pauze që kishim të fillojmë prapë kampionatin. Për mua është njësoj, në të njëjtat pozita siç e kemi lënë për faktin, sepse luajmë me një skuadër, e cila tregoi edhe në Feronikel, tregoi futboll, pavarësisht humbjes. Mund të themi që ka lojtarë me eksperiencë brenda dhe vlerësojmë komplet punën që ka bërë ajo skuadër deri tash, siç vlerësojmë punën e çdo skuadre tjetër. Ne duhet të jemi të kujdesshëm, nuk do të jetë e lehtë për ne. Duhet të jemi skuadër me ekuilibër, një skuadër që duhet të zotërojmë topin dhe godasim kundërshtarin. Normal që shkohet me fitu, por duke fitu me mend në kokë, me kujdes, sepse luan edhe kundërshtari futboll”, ka thënë kryetrajneri, Mirel Josa. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera