Në Kosovë ka ende gra që lindin në shtëpi
Autori: Mirlinda Bajraktari
13:16 | 11 Shtator 2018
Është shekulli 21, por në Kosovë ka ende raste kur gratë lindin në shtëpitë e tyre dhe pa asnjë kujdes adekuat. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë 1 për qind e grave kosovare nuk shkojnë kurrë në spital për të kryer lindjet.
Zonat në të cilat ndodh me shumë ky fenomen, janë ato rurale, të cilat janë shumë larg qëndrave urbane dhe në pamundësi që të arrijnë, fëmijet e tyre vijnë në jetë pa asistimin e mjekeve. Në zyrën për komunikim në Ministrin e Shendetsisë ka pohuar për Gazetën inFokus se kjo është e pranishme edhe pse me një shifer me të ulët se vitet e mëhershme.
“Në shtëpi ndodhin më pak se 1 për qind e lindjeve, përderisa 96 për qind e lindjeve ndodhin në institucionet publike shëndetësore dhe 3 për qind në sektorin privat”, kanë thënë për inFokusin Ministria e Shendetesisë.
Arsyeja pse këto lindje ndodhin jashtë ambienteve spitalore ështe së lindjet ndodhin spontanisht dhe nuk ka kohë për tu paraqitur në maternitetin më të afert të asaj zone.
“Ka, por ato janë raste shumë të rralla, jo për mungesë të materniteteve, por për shkak se lindja si proces natyror, ndodh që ndonjëherë të kryhet spontanisht dhe shpejt dhe shtatzënës të mos i jap kohë që të shkojë në maternitetein më të afërt”, thonë në MSh.
Ndërsa kohë me parë themeluesja e organizatës joqeveritare The ideas partnership, Elisabeth Gowing ka thenë se një në tre rastet e lindjeve ndodh në ambientet familjare tek komuniteti rome.
“Një e treta e lindjeve janë berë në shtëpi, ky nënkupton shumë problem të tjera. Shtëpitë janë të mbi popoulluara dhe as nuk i përmbushin kushtet që duhet për një lindje” tha ajo.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Agjensionit të Statistikave të Kosovës, numri i lindjeve brenda vitit varion deri në 30.000 lindje./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...


































