Lajme

Thaçi: Sulmet e 11 shtatorit në SHBA ishin kundër vlerave perëndimore dhe civilizimit

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 11 September 2018

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se këto sulme të shëmtuara ishin kundër vlerave perëndimore të civilizimit dhe tërë botës demokratike.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova, si pjesë e aleancës globale të krijuar më pas, është munduar gjithmonë të japë kontributin e saj në këtë luftë të pandalshme kundër fundamentalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit.

“U bënë 17 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto sulme të shëmtuara ishin kundër vlerave perëndimore të civilizimit dhe tërë botës demokratike. Viktima të tyre ishin shtetasit e mbi 70 vendeve të ndryshme të botës, që sot e tërë bota i kujton. Edhe populli ynë bashkëndjen me të gjithë popujt që humbën më të dashurit e tyre në këto sulme barbare që tronditën botën. Kosova, si pjesë e aleancës globale të krijuar më pas, është munduar gjithmonë të japë kontributin e saj në këtë luftë të pandalshme kundër fundamentalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit”, shkruan Thaçi në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera