Zidane konfirmon se do të kthehet në futboll shumë shpejt
Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 10 September 2018
Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka lënë te kuptohet se ai është i gatshëm t’i kthehet punës si trajner në të ardhmen e afërt.
Ish-mesfushori francez ka qenë i papunësuar këtë verë pasi që kishte dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Real Madridit në fund të sezonit të kaluar, në të cilin arriti t’ia sigurojë skuadrës së tij titullin e tretë radhazi të Ligës së Kampionëve.
Por, tani ai planifikon t’i kthehet punës në pozitën e trajnerit së shpejti, edhe pse nuk ka treguar se cili do të jetë klubi i tij i ardhshëm.
“Po, sigurisht, do të kthehem së shpejti sepse është diçka që më pëlqen dhe diçka që e kam bërë gjatë gjithë jetës sime”, ka thënë Zidane për televizionin spanjoll TVE.
Gjatë kësaj vere, është raportuar se Zidane është kandidati më i mundshëm për ta zëvendësuar Jose Mourinhon në Manchester United. Madje, mediat spanjolle kishin raportuar muajin e kaluar se ai i kishte thënë shokëve të tij se e pret një ofertë zyrtare nga “Djajtë e kuq”, nëse ata vendosin ta largojnë Jose Mourinhon.
Mourinho është nën presion në Manchester United dhe pozita e tij si trajner në këtë klub është vënë në dyshim disa herë gjatë turneut parasezonal, si dhe pas humbjeve në Premierligë. Pas tri ndeshjeve në ligën angleze, “Djajtë e kuq” e kishin filluar sezonin me rekordin më të keq në 26 vitet e fundit. Për më tepër, gjatë afatit kalimtar, ai kishte nxitur disa zënka me drejtuesin ekzekutiv të klubit, Ed Woodward.
Në një artikull të The Mirror, raportohej se Zidane tanimë ishte duke u përgatitur për karrierën e tij në Old Trafford, pasi që e kishte bërë një listë me lojtarët që dëshiron t’i ketë në Manchester United. Toni Kroos, Thiago Alcantara, James Rodriguez dhe Edinson Cavani thuhet se janë disa nga lojtarët e kërkuar nga Zidane, nëse ai zyrtarizohet si pasues i Mourinhos.
Të tjera
-
Tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë, të përfshirë një autobus dhe një makinë
Zyra për media e Drejtorisë Rajonale e Policisë në Pejë kanë konfirmuar se në...
-
Reduktimet me rrymë, Syla: Dejona dhe Martin, meqë ka rrymë në veri, a po paguhet ajo?
Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka r...
-
Pamje të rënda | Publikohen pamje të pasagjerëve pak minuta para rrëzimit të avionit në Kazakistan
Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale ka zbuluar momentet e fundit të...
-
Mbesin pa ujë dy fshatra të Vushtrrisë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshatrat Bajskë d...
-
Lista Serbe fiton rastin në PZAP për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur ditë më parë nuk ...
-
Bajrami i reagon Muratit që iu tha qytetarëve se mund t’i refuzojnë 100 eurot e ndara për pensionistë e fëmijë: Ke mbledh taksa, s’është buxheti yt
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hek...
-
Parandalohet një rast i kontrabandës në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Njësitet e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën dhe Policinë e...
-
U raportua se Simiqi u sụlmua në veri, Elshani: Sipas informatave u lëndua nga një gotë e thyer
Gjatë ditës në media u raportua se anëtari i Listës Serbe, Igor Simiq, ës...
-
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund lụftës në Ukrainë
Papa Françesku bëri thirrje sot për bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i ...
-
Reduktimet e rrymës, Tahiri i reagon Ministrisë: Qytetarëve po u propozohet që të shtojnë konsumin gjatë tarifës së shtrenjtë
Besnik Tahiri, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka rea...
-
Ministria e Financave mundëson heqjen vullnetare të atyre që s’duan t’i marrin 100 eurot e fundvitit
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se ata që nuk duan të p...
-
Autobusi del nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një autobus ka dalur nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë. Ende nuk di...