Buxheti i shtetit ‘varfërohet’ për 12 milionë euro nga ndalesa e importit të veturave
Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 07 September 2018
Përkundër se të hyrat në Dogana u rritën për rreth 18 milionë euro në krahasim me tetë muajt e vitit të kaluar, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe ndalesa më importit të veturave të vjetra ndikuan me rreth 41 milionë euro më pak në arkën e shtetit.
Për tetë muaj në Kosovë të hyrat ishin më të larta për 2.5 për qind.
Në anën tjetër lirimet marrëveshja e MSA-së ndikoi me rreth 28.9 milionë euro më pak të hyra
“Gjatë periudhës raportuese Janar –Gusht të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 736.4 mil€, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 paraqet një rritje prej rreth 18 mil € apo 2.5% me shume se periudha e njëjtë e vitit paraprak. Për më tepër, ndikimi ne te hyrat nga pakot fiskale që i referohen lirimit ne import te taksave për prodhues përgjatë periudhës raportuese është rreth 49.9 milion €, që paraqet një rritje prej rreth 173% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa sa i përket lirimeve sipas MSA, duhet theksuar se ndikimi negativ në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 28.9 milion € apo rreth 44.52% më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar”, thuhet në komunikatën e Doganës.
Gjithashtu edhe ndalesa në importimin e veturave të vjetra ndikoi në 12 milionë euro më pak në buxhetin e vendit apo mbi 8 mijë e 300 vetura më pak.
“Ndikim ne te hyra ka pasur edhe kufizimi i importit te automjeteve te përdoruara deri ne 10 vite, ku ne ketë kategori tek importi i veturave vërehet një rënie e theksuar e te hyrave krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi 8361 copë vetura më pak, dhe kjo ka ndikuar që të shënohet një rënie ne te hyra tek kategoria e veturave rrethe 12 milion € më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar”.
Tutje në komunikatë thuhet se përkundër politikave fiskale që favorizojnë lirime dhe ulje taksash në kategori të caktuara, si stimulim i zhvillimit ekonomik, si dhe ato që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit, qe ketë vit po kane ndikim me shume ne te hyrat e planifikuara, përsëri Dogana e Kosovës është duke vazhduar me performance shume te mire ne grumbullimin e te hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, kontrabandës dhe fusha tjera qe Dogana ka përgjegjësi , mirëpo gjithashtu ne vlerësojmë se këto efekte te politikave fiskale dhe MSA, do te kenë efektin e vet pozitiv shume me te madhe për zhvillimin ekonomik te vendit dhe rritjes te prodhimeve vendore
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...