Lajme

Qytetarët kërkojnë zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 05 September 2018

Protestuesve të sotme në Prishtinë u është drejtuar analisti dhe njëri nga organizatorët e kësaj proteste, Imer Mushkolaj.

Ai ka thënë se protesta është organizuar për të njëjtat kërkesa, shkruan gazeta inFokus

“  Jemi mbledhur në protestën paqësore me kërkesat që kanë të bëjnë më kapjen e sistemit të drejtësisë, vazhdon të mbetet kërkesë e jona dorëheqja e Lumezit, vettingu në gjyqësor, pastrimi i listave të veteranëve  nga veteranëve të rrejshëm”, ka thënë Mushkolaj.

-Advertisement-

Ndërsa ka thënë se Hashim Thaçi po e rrezikon shtetasin e Kosovës.

“Këto dy ditë kemi pa se po luhet një lojë e ndyrë, Hashim Thaçi nuk po lejon ndryshimin e rezolutës që ia ndalon atij që në Bruksel të bërë pazare me territorin e Kosovës. Ai po  e rrezikon shtetësinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Mushkolaj në emër të protestueseve ka kërkuar që vendi të shkoj në zgjedhje nëse vazhdojnë bllokimet në Kuvend.

“Është koha që pushteti të tregohet se është këtu jo vetëm për bllokuar por edhe për të qeverisur, është koha që përgjegjësinë ta marr edhe opozita, ajo nuk ka më çfarë të kërkoj në hollet e Kuvendit. Ne ju kërkojmë partive opozitare që ti bashkohen thirrjes kohë për protestë edhe në protestat e radhës dhe nëse vazhdon kështu me bllokim të Kuvendit të shkojmë në zgjedhje të reja”, ka thënë ai./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera