Sport

Guardiola me dorë të hekurt në stërvitje, u ndalon celularët lojtarëve!

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 05 September 2018

Barazimi me Wolverhampton akoma nuk i ka ikur nga mendja Pep Guardiolas, i cili me Manchester Cityn e tij gjendet 2 pikë larg kreut të klasifikimit, që përbëhet nga treshja Liverpool, Chelsea e surpriza Watford.

Pep njihet si një trajner “i hekurt” për sa i përket rregullave, e në çdo klub ku ka shkuar, ka qenë shumë i rreptë me disiplinën. Në ekipet që ka trajnuar në të kaluarën, ai madje pati vënë rregulla edhe për sa i përket ushqimeve e pijeve, apo edhe pamjes së tepruar.

Këtë herë, në shënjestrën e katalanasit, janë vënë celularët e lojtarëve, të cilët ndalohen rreptësisht në fushën e stërvitjes. Përveç se në Premier League, Guardiola kërkon të konfirmohet dhe në Champions, ku në fazën e grupeve do të përballet me Lyon, Hoffenheim dhe Shakhtar Donetsk. Gjithashtu do të ketë gjoba për vonesat në stërvitje, e këtë e vuajti i pari Benjamin Mendy.

-Advertisement-

Një tjetër lojtar që ka vuajtur ka qenë dhe Leroy Sané, i cili u përjashtu nga ndeshja me Neëcastle, për shkak të angazhimit të pakët në stërvitje. Guardiola kërkon të dërgojë një mesazh të qartë për lojtarët e tij, duke mos kursyer askënd. E duke parë 24 titujt në CV e tij, mbase duhet ti jepet të drejtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera