Lajme

“Po mbeti edhe pesë vjet në Serbi, Lugina nuk do të ketë më shqiptarë”

Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 04 September 2018

Kryetarja e Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani, ka paralajmëruar rrezik për substancën shqiptare në Luginën e Preshevës, nëse nuk i bashkohet tash Kosovës

“Nëse edhe pesë vjet mbesin në Serbi nuk do të ketë më popullatë shqiptare aty – do ta humbim popullatën shqiptare(në Luginën e Preshevës)”.

Kështu ka deklaruar në Zona e Debatit kryetarja e Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani, që thekson se është shumë e vështirë ruajtja e substancës kombëtare, në kushte të diskriminimit të vazhdueshëm.

-Advertisement-

Ajo ka nënvizuar se Serbia është duke e pastruar etnikisht Luginën e Preshevës, duke ua pamundësuar shqiptarëve jetën aty, rrjedhimisht duke i shtyrë të largohen.

“Ne me të gjitha fuqitë që kemi pasur kemi dhënë angazhim maksimal, por duhet të përpiqemi akoma në ruajtjen e substancës kombëtare. Por diskriminimi i vazhdueshëm me mosnjohje të diplomave, me moslejim të teksteve shkollore, me mosshfrytëzim fondesh, dhe për shumë arsye tjera, duhet që njëherë e përgjithmonë të kryhet kjo”.

“Shqiptarët e Luginës gjithmonë kanë dhënë kontribut në shtet-ndërtimin e Kosovës. Deri tani ne kemi sakrifikuar për të mos i penguar këto procese. Ne duhet t’i bashkohemi Kosovës, ndaj i përkrahim deklaratat e presidentit Thaçi”.

“Strategjia e politikës serbe deri tash i ka realizuar qëllimet e veta, duke bërë spastrim në heshtje të popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës. Nëse edhe pesë vjet mbesin në Serbi nuk do të ketë më popullatë shqiptare aty. Do ta humbim popullatën shqiptare”.

“Ne deri tash jemi munduar ta ruajmë substancën kombëtare. Të rinjtë tanë po shkojnë në Europë për shkak të diskriminimit, jo sepse u liberalizuan vizat”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera