Lajme

Nisin hetimet për aksidentin e mbrëmshëm mes trenit e veturës

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 04 September 2018

Tre persona kanë humbur jetën mbrëmë në një aksident trafiku mes veturës e trenit në fshatin Dush të komunës së Klinës.

E ky aksident u bë shkak për mbledhjen e Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA) pranë zyrës së Kryeministrit, shkruan gazeta inFokus.
Në këtë mbledhje u morr vendim për hapjen e hetimeve për aksidentin hekurudhor .

Në njoftimin e Komisionit thuhet se hetimi do të jetë i pavarur ndërsa rezultatet përfundimtare do ti përcillen Qeverisë.

-Advertisement-

“Komisioni për Hetimin e Aksident1eve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA) do të bëjë hetim të pavarur dhe do të dalë me një raport përfundimtar të cilin sipas ligjit do t’ia përcjell Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e këtij komisioni.

Gazeta inFokus mbrëmë ka raportuar për aksidentin e ndodhur në fshatin Dush të komunës së Klinës.

Lexo edhe: E tmerrshme | Treni godet veturën në Klinë, 6 persona të lënduar rëndë (Foto)

Më poshtë mund të gjeni edhe fotografi nga vendi i ngjarjës të siguruar nga gazeta inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera