Fun & Video

Izraeli e shpall të jashtëligjshëm kcimin në prehën!

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 01 September 2018

Vallëzimi në prehën frik mundet me u ba vepër penale në Izrael, mbasi udhëzimet e reja nga zyra e avokatit të shtetit i banë thirrje policisë të godasë klubet e natës që kultivojnë praktikën.

Ndërkohë që prostitucioni asht ligjor në Izrael, format e saj të organizueme siç janë shtëpitë publike nuk janë.

Strip-klubet e vallëzimit po shtohet në atë listë. Nji direktivë e re nga avokati shtetnor i Izraelit synon pronarët e klubeve që lejojnë praktikën, e konsiderueme si industri seksi.

-Advertisement-

Nji deklaratë nga zavendës-avokati i shtetit, siç përmendet nga Jerusalem Post, përshkruen vallëzimin në prehën si “veprimtari që në rrethana të caktueme përban prostitucion. Si e tillë … do të konsiderohet vepër penale kundër së cilës mund të ndërmerren masa të gjana”.

Policia ka fillue me zbatue udhëzimet e reja me zell, tue paralajmërue pronarët e strip-klubevve të Mërkurën se nëse ata kapen, kanë me mujt me u përballë me masa administrative.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera