Lajme

Rusia bllokon raportin e OKB-së se K.Veriore ka shkelur sanksionet

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 31 August 2018

Rusia është duke bllokuar publikimin e një raporti të Kombeve të Bashkuara në të cilin thuhet se Koreja Veriore ka shkelur sanksionet e kësaj Organizate për importim të karburanteve, duke përfshirë në të dhëna edhe disa anije ruse në transporte të naftës përmes detit, kanë thënë diplomatët e OKB-së.

“Raporti nuk është publikuar ende sepse ne nuk pajtohemi në disa elemente të të gjeturave”, ka thënë ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzya më 30 gusht, pas një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me dyer të mbyllura.

Nebenzya nuk ka përmendur shqetësimet e Rusisë, mirëpo diplomatët e OKB-së kanë thënë se kundërshtimi i Rusisë në takim ka qenë për faktin se në raport përmenden disa anije ruse të përfshira në transportet e naftës, duke i ndihmuar në këtë rast verikoreanëve.

-Advertisement-

Nebenzya po ashtu ka thënë se Rusia ka kërkuar hetim se pse disa media kanë arritur të kenë qasje më herët në të gjeturat e raportit.

Agjencitë e lajmeve, AP dhe AFP kanë siguruar informacione nga raporti i fundit dhe i kanë publikuar të dhënat më herët gjatë këtij muaji.

Ambasadorja britanike në OKB, Karen Pierce, e cila aktualisht udhëheq organizatën, ka thënë se më 31 gusht do të ketë konsultime joformale për të kuptuar shqetësimet e Rusisë, duke shpresuar në publikimin e raportit.

“Më duhet të theksoj se raporti i ekspertëve është i pavarur”, ka thënë ajo.

“Është interesante të vihet në pyetje nëse ju duhet të kundërshtoni një raport të pavarur. Mirëpo siç e thashë, Këshilli shpreson se do ta zgjidhim këtë gjë”, është shprehur Pierce.

Sipas saj, Këshilli ka qenë “shumë i vendosur” për zbatimin e sanksioneve kundër Koresë Veriore dhe se “publikimi i këtij raporti dhe zbatimi i tij përbën fazën e ardhshme të shtyerjes së sanksioneve përpara”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera