Lajme

Fillon protesta kundër pelegrinëve serbë në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 28 August 2018

Ka filluar të mbahet protesta në Gjakovë kundër ardhjes së paralajmëruar të pelegrinëve serbë.

Protesta kundër pelegrinëve serbë është thirrur nga qytetarët e Gjakovës.

Qytetarët në protestë po mbajnë parullat “S’ka qetësi pa drejtësi” dhe “Gjaku i fëmijëve shqiptarë të vrarë nga Serbia nuk falet”.

-Advertisement-

Ndryshe, një ditë më parë themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, e ka ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që sivjet t’ua mundësojë serbëve të Gjakovës ta vizitojnë kishën.

Ndërsa, në përgjigjen e tij, presidenti Thaçi ka thënë se do të angazhohet për liri dhe siguri të lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe komunitetin serb, kudo në Kosovë.

“Edhe në ditët më të vështira, qytetarët tanë kanë ruajtur objektet fetare, monumentet historike dhe trashëgiminë ortodokse të Kosovës. Ne vazhdojmë ta njohim kontributin e zonjës Kandiq dhe i shprehim mirënjohje të thellë për aktivitetin e saj para, gjatë dhe pas luftës. Sot, është e paimagjinueshme dhe është e papranueshme që dikush të cenojë të drejtat apo të mos lejojë vizitën e qytetarëve serbë në objektet fetare, qoftë në Gjakovë ose kudo tjetër anembanë Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera