Vetëvendosja paralajmëron protesta para 7 shtatorit
Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 28 August 2018
Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, para 7 shtatorit të këtij viti, kur do të mbahet takimi i radhës në Bruksel midis presidentëve Thaçi dhe Vuçiq, pritet t’i kthehet organizimit të protestave në sheshet e Prishtinës. Kjo me qëllim, siç thonë ata, të kundërshtim të iniciativës së fundit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për “korrigjim të kufijve”, përkatësisht shkëmbimit të territoreve me Serbinë, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Ismajl Kurteshi, në një prononcim për “Zërin” ka thënë se ende nuk kanë caktuar ndonjë datë të saktë se kur do të mbahet protesta e tyre, megjithatë ai ka bërë të ditur se ajo do të mbahet para se të nisë faza e radhës e dialogut me Serbinë, përkatësisht para 7 shtatorit të këtij viti. “Ende nuk është caktuar ndonjë datë për fillimin e protestave. Ne nuk kemi marrë ndonjë përgjigje të veçantë nga grupet e tjera parlamentare.
Ato publikisht kanë deklaruar se do të jenë pjesë aktive të protestave në momentin kur ato të thirren. Ne konsiderojmë se shtatori është koha kur duhet të organizohen protesta, por nuk kemi marrë ende ndonjë vendim konkret. Koha më e përshtatshme do të jetë nga një shtatori, sepse deri atëherë deputetët janë në pushime. Ne nuk e kemi vendosur datën, por do të ishte mirë t’i paraprihej takimit në Bruksel”, ka thënë Kurteshi.
Mes të tjerash ai ka shtuar edhe se presidenti Thaçi është i vetëm në dialog me Serbinë, pasi që siç ka thënë Kurteshi ai nuk i përfaqëson interesat e Kosovës në Bruksel.
“Tanimë Thaçit i është thënë publikisht dhe zyrtarisht nga subjektet opozitare që këto takime konsiderohen takime private të tij, por jo si njeri që përfaqëson interesat private të tij dhe jo si njeri që përfaqëson interesat e Kosovës”, ka theksuar Kurteshi.
Ndërkohë, në lidhje me protestën e paralajmëruar nga LVV-ja deputetë të Partisë Socialdemokrate më herët kishin thënë se do të marrin masa institucionale paraprakisht, pasi që, sipas tyre, është ende herët për protesta.
Të tjera
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...