Lajme

Kurti: Kosova po bëhet kurban që Thaçi t’i ‘shpëtoj’ Gjykatës Speciale

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 26 August 2018

I pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një postimi në facebook ka komentuar dialogun mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kurti ka shkruar se Kosova po bëhet Kurban i ‘shpëtimit’ të Thaçit ka Gjykata Speciale dhe integrimit evropian të Serbisë, shkruan gazeta inFokus.

Ai gjithashtu ka shkruar se Vuçiqi po ngutet pasi Thaçi do të akuzohet nga Gjykata Speciale, Mogerini do të mbyll zyrën e saj para fushatës ndërsa Kosova ende nuk ka ushtri

-Advertisement-

Më poshtë gjeni të plotë postimin e Kurtit:

Kosovën po duan ta bëjnë kurban për integrimin evropian të Serbisë dhe për çintegrimin e Thaçit nga Gjykata Speciale. Vuçiqi do marrëveshje fitimtare për Serbinë, që ta fitojë bindshëm referendumin për ndryshimet kushtetuese atje. E tillë mund të jetë vetëm një marrëveshje fort e keqe për Kosovën.

Por, Vuçiqit edhe po i ngutet, sepse: 1) Thaçi do t’i bëhet i papërdorshëm porsa ta akuzojë Gjykata Speciale; 2) Mogherini mbyll zyren para fushatës për zgjedhjet evropiane të Majit 2019; 3) Marrëveshja duhet bërë gjersa Kosova ende nuk ka ushtri dhe Lëvizja jonë ende s’është qeveria e re.

Çka duhet bërë? Paj, dihet: VETËVENDOSJE!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera