Uncategorized

Krasniqi: UÇK-ja nuk kishte më shumë se 13 mijë ushtarë

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 23 August 2018

Shkarkim ose të paktën dorëheqje morale ka kërkuar ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, për kryeprokurorin, Aleksandër Lumezi, dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku.

Në një intervistë për KTV-në, Krasniqi e quan skandal të madh fryrjen e listave të veteranëve të UÇK-së dhe pengimin e hetimeve për këtë rast.

Sipas tij, Rasti Blakaj ka nxjerrë në pah ndërhyrjet politike që bëhen në Prokurorinë e shtetit.

-Advertisement-

Krasniqi thotë se ekziston marrëveshje politike për fryrjen e listës së veteranëve, duke përmendur edhe deklarimin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, thekson se numri i ushtarëve të UÇK-së nuk ishte më i madh se 13 mijë.

Ai nuk pret që sistemi i drejtësisë do t’i largojë veteranët e rremë nga lista, por për këtë kërkon që të ketë një marrëveshje politike mes liderëve.

Në mesin e të akuzuarve për fryrjen e listave të veteranëve të UÇK-së është edhe Shukri Buja, anëtar i Nismës Socialdemokrate.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera