Veseli: Elez Blakaj nuk e do shtetin e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 20 August 2018
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në facebook e ka komentuar dorëheqjen e prokurorit të Speciales, Elez Blakajt.
Veseli ka shkruar se Blakaj ka menduar se do të bëhej prokuror hero pa e luftuar krimin, shkruan gazeta inFokus.
I pari i Kuvendit ka shkruar gjithashtu se fryra e listave të veteranëve të UÇK-së është e ditur ndërsa i ka dhënë mbështetje kujtdo që do të qonte procesin e rishikimit deri ne fund.
“Me deklarata nga SHBA-ja nuk luftohet krimi”, ka shkruar ndër të tjera Veseli.
Më poshtë gjeni të plotë postimin e Veselit.
Që ka fryrje të listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ka asnjë dilemë. Një shqetësim i tillë më është shprehur nga shumë bashkëluftëtarë, gjë që më ka bërë edhe mua të kërkoj deri në fund hetimin e këtij procesi.
Kam kërkuar qysh në fillim që për këtë drejtësia ta thotë fjalën e saj. Çdo pretendim për mashtrime në listat e veteranëve duhet të hetohet në mënyrë të plotë dhe të paanshme.
Me vjen keq për luftëtarët e UÇK-së, që dikush po tenton të njollosë kontributin dhe sakrificat e tyre. Por, edhe këtë betejë, të mbrojtjes së vlerave të luftës sonë, bashkëluftëtarë, do ta fitojmë, duke vendosur para drejtësisë, me emra dhe mbiemra, të gjithë ata që kanë hyrë në këto lista pa qenë luftëtarë të lirisë.
Në këtë betejë duhen njerëz të përkushtuar dhe të guximshëm në çdo institucion.
Elez Blakaj, një prokuror që shteti i Kosovës ia kishte dhënë besimin, nuk pati guximin që këtë gjë ta çojë deri në fund, për çka e ka pasur mbështetjen time të plotë – si njeri, si luftëtar dhe si lider institucional e politik.
Ai kishte menduar të bëhej prokuror hero pa e luftuar krimin, ashtu sikurse këta mashtrues që duan të bëhen veteranë pa pjesëmarrje në luftën çlirimtare.
Me deklarata nga SHBA-ja nuk luftohet krimi, për aq sa lufta nuk është fituar me deklarata pa marrë pjesë drejtpërdrejt. Sido që të jetë, ky është morali të cilin e zgjedh vetë individi, më të cilin i edukon edhe fëmijët e vet.
Ky proces do të shkojë deri në fund, për aq sa do të shkojë në fund edhe çdo pretendim që ka bërë ky prokuror. Listat do të hetohen. E vërteta do të dalë.
Shteti i Kosovës i kishte besuar z.Blakaj dhe profesionalizmit të tij. Me ikjen e tij, ai tregon se nuk e do shtetin e Kosovës.
Prokurorët që e duan shtetin e Kosovës, që jetojnë me shpirt në këtë vend, do ta përfundojnë këtë proces.
Ikja e Elez Blakajt nga detyra, nuk duhet të jetë aspak dekurajim për njerëzit e këtij vendi, sidomos për profesionistët e drejtësisë.
Siguroj qytetarët e Kosovës se mashtruesit e çdo lloji, as nuk do të mund ta njollosin emrin e lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtaren të Kosovës dhe as nuk do të mund ta dëmtojnë të ardhmen e Kosovës.
Kujtojmë që në letrën e publikuar nga prokurori Blakaj përmendej edhe kryekuvendari Veseli.
Në letër thuhet se ai ishte thirrur urgjentisht, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi pasiBlakaj kishte ftuar kryeparlamentarin, Kadri Veselin si dëshmitar në një rast të veteranëve.
Arsyetimi i Lumezit ishte se ‘ata kanë imunitet dhe nuk ke nevoje të thirren në seancë’.
Sipas Blakajt ky raste të ngjashme që kanë ndodhur kohët e fundit kanë bërë të kuptojë se çfarë niveli të integritet dhe morali kemi. /inFokus
Lexo edhe: Lumezi pranon se ka ndërhyrë në rastin e Kadri Veselit
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...