BE: Nuk do të përjashtohen portet franceze pas Brexit
Autori: Gazeta inFokus
19:04 | 20 August 2018
Komisioni Evropian, në një letër të drejtuar në përgjigje të shqetësimeve të qeverisë franceze, e siguroi Francën se propozimi i saj i korridorit të ri transeuropian për të rilidhur Irlandën me kontinentin pas Brexit, nuk i shmang portet franceze.
”Propozimi i Komisionit ka si objektiv kryesor vazhdimësinë e korridorit Deti i Veriut – Mesdhe, midis Irlandës dhe pjesës kontinentale të Bashkimit Europian”, deklaroi komisionerja për Transportet, Violeta Bulc në një letër dërguar ministres franceze, Elisabeth Borne, e konsultuar sot nga media, shkruan ATSH.
Komisioni propozoi më 1 gusht për të përshtatur planin e korridorit transeuropean Deti i Veriut-Mesdhe, që rilidh kryesisht Irlandën dhe Skocinë në Beneluks dhe në Marsejë, në parashikim të largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Qëllimi është të promovojë lidhjet direkte detare, duke shmangur në këtë mënyrë kalimet në të ardhmen në pikat hyrëse dhe dalëse doganore të Britanisë së Madhe. Por më 10 gusht, ministrja franceze e Transporteve i shkroi një letër Bulc, se ishte e habitur se nuk i kishte parë portet franceze në këtë plan. Ajo e cilësoi propozimin ”jo të papranueshëm’’ për Francën. ”Projekti i korridorit të ri është i fokusuar në shërbimet detare ekzistuese”, sqaroi Bulc në letrën e saj, e cila ia dërgoi gjithashtu presidentit të rajonit Hauts-de-France, Xavier Bertrand.

T� tjera
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...

































