Lajme

Detaje për vrasjen e djeshme në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 20 August 2018

Policia e Gjilanit ka ushtruar kallëzim penal pranë Gjykatës Themelore lidhur me vrasjen e djeshme në fshatin Vërbicë e Zhegovcit, të komunës së Gjilanit. Ndërsa, Prokuroria në këtë qytet ka nxjerrë aktvendim mbi fillimin e hetimeve, si dhe ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit të të dyshuarëve.

Sipas Gjykatës, pritet që të vendose për këtë çështje brenda afatit ligjor.

Vrasja ka ndodhur dje rreth orës 19:00, në fshatin Vërbicë e Zhegovcit Komuna Gjilan, ku pas një mosmarrëveshje verbale, në mes të dyshuarit B.N (1971) dhe tani të ndjerit, A.N (1994), ka ndërhyrë i dyshuari – i mitur A.N (2002), i cili me pushkë të gjuetisë ka shtënë dy herë në drejtim të viktimës A.N, me ç’ rast të njëjtin e privon nga jeta.

-Advertisement-

Gjykata nëpërmjet një komunikate thotë se në rastin e kryerjes së veprës penale ka pasur prezent edhe dëshmitarë, ku të njëjtit edhe janë intervistuar nga ana e hetuesve policor të NJHR, në Gjilan.

“Në të njëjtën kohë janë arrestuar dy të dyshuarit për rastin në fjalë, i dyshuari – i mitur A.N, për shkak të veprës penale të kryer në bashkëveprim, “vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe për të dyshuarin B.N, për shkak të veprave penale, “vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 374 të KPRK-së. Për të njëjtit të dyshuar është lëshuar Aktvendim mbi ndalim, për të dyshuarin B.N – në kohëzgjatje prej 48 orë, ndërsa për të dyshuarin – i mitur A.N, në kohëzgjatje prej 24 orëve. Viktima e rastit është i afërm i të dyshuarve – kushëri i tyre, ku motivet e vrasjes kanë qenë pikërisht motive të ulëta dhe e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë pasur mosmarrëveshje edhe më herët – viktima dhe të dyshuarit”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera