Abuzimi dhe kisha katolike
Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 17 August 2018
Të shkakton dhimbje. Të zë frymën. Të turpëron. Abuzimi seksual për dekada më radhë e ka bërë kishën katolike një paradhomë të ferrit për viktimat. Për vuajtjet e tyre nuk ka falje mëkatesh, mendon Astrid Prange.
Po ti, kanë abuzuar edhe me ty? Me këtë pyetje të dhimbshme mund të përballen në të ardhmen shumë katolikë. Skandali i abuzimit helmon ndërkohë të gjithë kishën e përbotshme. Që prej zbulimit të rasteve të para në vitin 2002 në SHBA nga “Boston Globe”, skandalet i lënë vendin njëri-tjetrit.
Abuzimi seksual nga klerikët në SHBA, në Australi, në Itali, në Irlandë, në Kili, në Gjermani dhe në shumë vende të tjera: gjithnjë e më shumë viktima e kërkojnë fjalën, gjithnjë e më shumë ipeshkvë dhe priftërinj konstatohen fajtorë, gjithnjë e më shumë besimtarë e braktisin kishën e tyre.
Prandaj, është e rëndësishme që të fiksohet: edhe nëse bëhen të njohura herë pas here raste të reja të abuzimit, vuajtja e viktimave nuk bëhet më e vogël. Përkundrazi. Rivlerësimi, sqarimi, drejtësia dhe dëmshpërblimi bëhen gjithnjë e më të rëndësishme.
Vuajtja e viktimave
Rreziku është i madh që skandalet e abuzimit në kishën katolike, për shkak të dendurisë së tyre, do të ndeshen gjithnjë e më shumë me indiferencë në të ardhmen. Por në dallim nga publiku në emisionet e lajmeve, për viktimat, në ditën pas aktit jeta nuk vazhdon normale.
Rivlerësimi i rasteve të abuzimit ka nisur në Romë dhe në shumë kisha lokale, por është larg përfundimit. Raporti tronditës hetimor nga Pensilvania e dëshmon këtë me forcë. Rezultati i këtij rivlerësimi mund t’i vërë pikëpyetje kishës katolike si institucion në formën e tij aktuale. Sepse një institucion, në të cilin ndodhin dhe mbulohen akte të tilla të dhunshme, e humbet të drejtën për t’u pranuar nga shoqëria.
Vatikani këmbëngul ndërkohë për një vetëpastrim të dhimbshëm – vonë, por të shpresojmë jo shumë vonë. Pikërisht ish-drejtuesi i shkollës së Kolegjit katolik Canisius në Berlin, Klaus Mertes, i cili e vuri në lëvizje në vitin 2010 skandalin e abuzimeve në Gjermani, i dëshmon Romës se ka shënuar suksese në mësimet që ka nxjerrë: Komisioni i Mbrojtjes së Fëmijëve i ngritur nga Vatikani, në të cilin marrin pjesë edhe viktima të dhunës seksuale, bën, sipas Mertesit, punë të shkëlqyer.
Në Gjermani Konferenca e Ipeshkve ka përcaktuar direktiva të rrepta për trajtimin e abuzimit seksual dhe parandalimin e tij. Viktimat kanë të drejtë të marrin dëmshpërblim, rastet e parashkrimit për abuzimin seksual në vitin 2013 u shtrinë në 30 vjet – ndryshe nga situata në SHBA.
Amatorë të dëshpëruar
Pensilvania dëshmon sërish humnerat brenda njeriut, moralin e dyfishtë dhe aftësinë e vuajtjes, që sundojnë deri sot në kishën katolike. Por nuk është e lehtë të heqësh një vijë midis “së mirës” dhe “së keqes”. Sepse jo vetëm besimtarët dhe amatorët e angazhuar vuajnë nën kontradiktat e kishës “së tyre”. Edhe shumë priftërinj dhe ipeshkvë, që e shkelin Celibatin, që bëjnë jetë të dyfishtë sepse janë homoseksualë, janë të dëshpëruar nga kisha e tyre. Pa folur për gra, të cilat nuk mund të bëhen priftëresha.
Që prej Konsilit të Dytë të Vatikanit vërtet që kanë ndryshuar shumë gjëra në kishë, por ato janë shumë pak, për ta ruajtur atë nga ngurtësimi. Milionë besimtarë luftojnë për ndryshime në moralin seksual katolik, në trajtimin e të divorcuarve të rimartuar, për angazhimin e grave. Ata meritojnë mirënjohje.
Kohët e pagabueshmërisë së Papës dhe të paprekshmërisë priftërore kanë kaluar. Megjithatë Roma vazhdon ta mbajë në këmbë të pandryshuar strukturën e saj të dogmës morale. Por seria e skandaleve të abuzimit ka kohë që i ka lëkundur kolonat mbajtëse të këtij universi hierarkik mashkullor. Ai kërcënohet nga shpërthimi përbrenda./// Nga Astrid Prange, Marrë nga DW.
Të tjera
-
Vdekja tragjike e Liam Payne, flet ish-truproja i tij shqiptar: Qava si fëmijë, e kisha si djalë
Joni Proni, i cili për 14 vite ka shërbyer si truproja personal i Liam Payne,...
-
Gjakovarit i vidhet vetura në parking
Një burrë ka njoftuar policinë në Gjakovë se persona të panjohur ia kanë vjed...
-
Kriza e tregut të automjeteve elektrike në Gjermani – shumë klientë po i kthehen automjeteve me benzinë dhe naftë!
Që nga fillimi i vitit, numri i atyre që blenë një automjet të ri dhe zëvendë...
-
Tragjike! Mbytet varka me emigrantë drejt Britanisë së Madhe, humb jetën një foshnjë
Një foshnjë vdiq pasi një varkë që transportonte njerëz në Kanalin drejt Brit...
-
Haradinaj udhëton drejt SHBA-së, paralajmëron takime me kongresmenë dhe zyrtarë amerikanë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për vizitë zyrtare drejt SHB...
-
Trump fajëson Zelenskyn: Nuk duhet të lejonte kurrë që lufta me Rusinë të niste
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka fajësuar president...
-
Dhụnohẹt një grua në Prizren, dërgohet në QKUK për ekzaminim
Një grua është dhunuar në Prizren ku rasti ka ndodhur më 13 tetor dhe se vikt...
-
Dallavere në Komunën e Vushtrrisë, aktakuzë kundër dy zyrtarëve
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave, n...
-
Policia gjen shufër metalike dhe thikë në çantën e një personi në aeroportin “Adem Jashari”
Policia e Kosovës ka gjetur shufër metalike dhe një thikë në çantën e një per...
-
Të shtëna me ạrmë në Pejë
Një person ka shtënë me armë drejt një burri në Pejë, por nuk ka qëlluar. ...
-
Çfarë po ndodh me ushqimin për ushtarët?
Fotografitë e shujtave të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të pu...
-
Arrestohet një person pas rrạhjes në një lokal në Graçanicë
Një burrë ka rrahur një tjetër pas një mosmarrëveshje në një lokal në Graçani...