Kush i mori 76 milionë euro të “veteranëve fake”?
Autori: Gazeta inFokus
11:00 | 17 Gusht 2018
Shtimi i veteranëve të rrejshëm te Ushtrisë Çlirimtare ka sjellë përfitime të mëdha për sekserët e kësaj pune. Prej 19 mijë veteranëve mashtrues zyrtarisht secili dyshohet se ka paguar deri 4 mijë euro për certifikatë, shkruan gazeta inFokus
Për një gjë të tilë ka folur edhe Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.
Në vitin 2016, Qeriqi, pati zbuluar për media se tre deri në katër mijë euro dyshohet të jetë paguar për një vend në listën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në bazë të informatave, në bazë të takimeve që kam me veteranë kanë ndodh shumë raste që më kanë thënë në tavolinë se ka raste që kanë dhënë mjete. Sa kam dëgjuar ka qenë deri në 3 mijë 4 mijë euro për të qenë pjesë e listës dhe për të përfituar pensionin të veteranit të luftës”, pati thënë ai.
Edhe vet kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi ka konfirmuar futjen në lista të 19 mijë veteranëve të rrejshëm.
“Në bazë të informacioneve që unë i kam, në fazën e hetimeve janë siguruar prova qe vërtetojnë se 19 mijë veteranë të luftës kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme benefite që ua ka dhënë komisioni për veteran dhe invalid të luftës”, ka thënë Lumnezi.
E nëse kalkulohen shifrat i bie se për 19 mijë veteran të rrejshëm dikush i ka marr 76 milionë euro.
Në aktakuzën të cilën e ka përpiluar prokurori, Elez Blakaj, janë akuzuar 12 persona.
Aktakuza ka 64 faqe është ngritur më 11 korrik 2018 e të akuzuar janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.
Ndryshe krejt të dhënat i ka nxjerr prokurori i dorëhequr Elez Blakaj. Ai tashmë ka dorëzuar aktakuzë në gjykatë për veteranët e rrejshëm. Ai ka dhënë dorëheqje si pasojë e kërcënimeve të shumta./ Gazeta inFokus

T� tjera
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...































