Një dark e Thaçit kushtoj mbi 1 mijë euro, 500 vetëm vera italiane
Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 15 August 2018
Në një drekë të vetme në kohën kur ishte kryeministër, Hashim Thaçi dhe njerëzit me të cilët ai kishte drekuar kishin pirë hiç më pak se 10 litra verë të shtrenjtë Italiane.
Në faturën e datës 5 tetor 2011 qeveria kishte paguar rreth 500 euro për 10 litra verë italiane në faturën që në total ishte 1.085 euro.
Fatura tregon se grupi kishte konsumuar tri lloj verërash italiane, “Marchesi de Frescobaldi” e cila kushtoi 55 euro; “Sessantanni” e cila kushton 48 euro dhe “Cicnis’ e cila kushton 42 euro.
Në total këto verëra i kanë kushtuar arkës së shtetit rreth 500 euro, ose gjysma e totalit të faturës.
Në këtë drekë zyrtare, burrështetasit veç verërave italiane, kanë konsumuar edhe karkaleca deti, peshk levrek, file salmoni, file viqi, rucola sallatë e deserte të ndryshme.
Fatura e datës 5 tetor 2011 në total u ka kushtuar taksapaguesve 1 mijë e 85 euro. Veç 10 litrave verë, në këtë drekë zyrtare janë konsumuar edhe produkte tjera.
Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.
Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.
Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.
Në dosjen “Sa han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.
Të tjera
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...
-
42-vjeçari në Drenas dyshohet se u vetëplạgos me ạrmën ilegale në veturë
Një person në Drenas ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur. ...