“Fenomeni” Ronaldo, në spital për shkak të pneumonisë
Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 13 August 2018
Kampioni i botës me Brazilin, Luis Nazario Da Lima (Ronaldo) ka njoftuar fansat e tij të shqetësuar se do të dalë brenda së hënës nga spitali, pasi u shtrua në një prej institucioneve shëndetësore të Ibizas për shkak të një problemi me pneumoninë.
“Fenomeni” 41-vjeçar tashmë u është përgjigjur reporterëve lokalë, të interesuar mbi gjendjen shëndetësore të tij, duke thënë se është shtruar në repartin e kujdesit intensiv të spitalit “Can Misses”.
Ronaldo është autor i 62 golave me fanellën e “Seleçao”-s, përfshi këtu dy golat e finales së Kupës së Botës të vitit 2002, kundër Gjermanisë.
“Kalova një gjendje të rëndë gripale në Ibiza dhe m’u desh të shtrohesha në spital që prej së premtes, por është diçka rutinë dhe normale”, shkroi në Twitter, legjenda e futbollit brazilian.
Ish-sulmuesi i Realit, Barcelonës, Interit dhe Milanit, falënderoi fansat për dashurinë dhe urimet e tyre. Ronaldo ishte me pushime në Ibiza, aty ku rezulton pronar i një shtëpie.
Karriera e sulmuesit u mbyll 7 vite më parë, kur ai “vari këpucët në gozhdë”, pas dy viteve të kaluara te klubi i Corinthiansit në Brazil.
Ronaldo ka fituar dy tituj kampionë në “La Liga” me Realin, si dhe një Kupë UEFA me Interin. Ai ka qenë pjesë e Brazilit edhe në fitimin e titullit kampion bote në vitin 1994, edhe pse nuk luajti, ndërkohë që ndihmoi skuadrën të arrinte finalen e Kupës së Botës, Francë 1998. Ai është shpallur dy herë fitues i “Topit të Artë”, si lojtari më i mirë në botë në vitet 1997 dhe 2002.
Të tjera
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...
-
Qeveria e Kosovës lanson platformën për të drejtat e fëmijëve
Në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve të shtunën ësh...
-
Nga sot, Gjermania do t’i pranojë nga 50 mijë punëtorë të kualifikuar në vit nga Ballkani
Qeveria gjermane modernizoi vitin e kaluar ligjin e migracionit duke lehtësua...
-
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë fton shqiptarët e Luginës së Preshevës për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka shkruar një ditë para votime...
-
Alban Hyseni i jep tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit ofertuesit më të shtrenjtë
Komuna e Gjilanit në krye me Alban Hysenin me 31 maj i ka dhënë tenderin pë...
-
Deputetë të Parlamentit Evropian letër Serbisë për të drejtat e shqiptarëve, Kamberi ia jep meritat Kurtit për lobim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar të premt...
-
Pikëlluese| Sami Lushtaku jep lajmin e hidhur, ka të bëjë me ish-luftëtarin e shquar të UÇK-së
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku sot ka njoftuar p...
-
I dënuari kapet duke vjedhur në një market në Prishtinë, dërgohet në burg – zbulohet emri i tij
Të dyshuarit që përfshihen në veprimtari të kundërligjshme dhe të dënuarit ng...
-
Të shtëna me armë në Gjermani, raportohet për disa të plagosur
Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në periferi të Hagen, Gje...