Si u përfshinë serbët e Klinës në vrasjen e shqiptarëve
Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 13 August 2018
Në tri faqe aktakuzë Prokuroria e Shtetit ka përshkruar situatën ku banorët serb të Dushit të Klinës ishin përfshirë në përndjekjen e fqinjëve të tyre shqiptarëve gjatë qershorit 98. Në fshatin e banuar me serb dhe shqiptarë mbetën të djegur tre pleq dhe u vranë dy gra dhe dy burra.
Milorad Zaiç, akuzohet se u përfshi në përndjekjen e fqinjëve të tij duke ofruar shtëpinë e tij si bazë për ushtrinë e duke qëlluar në drejtim të shtëpive të shqiptarëve.
Serbi që në atëkohë ishte 51 vjeç sipas aktakuzë jetonte në fshat së bashku me fqinjët shqiptarë por situata kishte ndryshuar pas nisjes së luftës.
Me 19 qershor prokuroria pretendon se Zaiç nisi betejën e tij kundër fqinjëve shqiptarë.
Atë ditë sipas aktakuzës i pandehuri ishte parë nga fqinjët tek shkarkonte nga makina e tij Zastava armë ndërsa në mbrëmje i vetëm kishte nisur të qëllonte në drejtim të shtëpive të shqiptarëve.
Shtëpia më pas ishte shndërruar në një bazë për forcat e ushtrisë dhe policisë nga ku nisi granatimi dhe koordinimi i sulmit ndaj fshatit Dush.
Nga këto sulme sipas aktakuzës mbetën të djegur në shtëpitë e tyre tre të moshuarit Zade, Osman dhe Haradin Marmallaku.
Viktima të këtyre sulmeve ishin edhe katër banorë të tjerë të vrarë gruaja dhe vajza e të dëmtuarit Xheme Marmallaku dhe Ismet dhe Bashkim Marmollaku.
Aktakuza ndaj Milorad Zaiç është ngritur së fundmi nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Gjykimi ndaj tij pritet të nisë së shpejti në gjykatën e Pejës
le.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...