Ky është propozimi i frikshëm i Realit për Hazard
Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 12 August 2018
Kampionët e Europës dëshirojnë me çdo kusht të shtojnë në organikën e tyre “yllin” e bluve të Londrës, Eden Hazard, për të cilin nuk do të pranojnë refuzimin, duke përgatitur sulmin e frikshëm prej 224 milionë eurosh, për shërbimet e belgut 27-vjeçar. Lajmin e publikojnë mediat e rëndësishme britanike, por theksojnë se Chelsea me në krye teknikun Sarri, do të tentojnë t’i rezistojnë çdo propozimi deri në përfundim të merkatos në La Liga.
Në të vërtetë “Los Blancos” duket se shohin te sulmuesi belg zëvendësuesin e denjë të Cristiano Ronaldos, që tashmë mban veshur fanellën e bardhezinjve të Juventusit. Në këtë mënyrë, për t’i lënë para një fakti thuajse të kryer, klubi mbretëror ka ndërmend ta rritë ofertën paraprake nga 117 milionë euro në 224, aq sa është dhe klauzola e largimit e vendosur për të nga klubi anglez.
Hazard, që pritet të këtë një pagë prej 330 mijë eurosh në javë nëse marrëveshja do të arrihet, nuk ka ushtruar asnjë lloj presioni deri më tani për të mbyllur tratativën. Kujtojmë se së fundmi Reali bleu edhe Thibout Courtois nga blutë e Londrës për shifrën e 40 milionë eurove, me francezin që tashmë fton ish-shokun e skuadrës t’u bashkohet madrilenëve, por Sarri është bindur se “ylli” i skuadrës së tij do të vijojë të qëndrojë në “Stamford Bridge”.
Reali pritet të bëjë goditjen e fundit brenda kësaj jave, me shpresën për ta mbyllur me sukses transferimin e Hazard në “Bernabeu”, ndërkohë që merkato spanjolle do të përfundojë në 31 gusht.
Të tjera
-
Bajrami: KEK-u me kontratë të re një burimore, 16 herë u negociua me kompaninë e njëjtë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Komisionit Rregullativ...
-
Një tërmet me magnitudë 6.0 godet Japoninë
Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi provincën Ishikawa të Japonisë herët të hë...
-
Mbi dy mijë aplikime për statusin e viktimἀve të dhụnës sẹksuale
Mbi dy mijë persona kanë aplikuar deri më tani për njohjen e statusit të vikt...
-
Zyra e Prokurorit të Specializuar: Dëshmitari i 70-të ishte anëtar i LDK-së, u ndalua dhe u rrἀh gjatë lụftës
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshm...
-
Godet me veturë tre persona, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka go...
-
Vuçiq nuk ndalet së provokuari, poston një video nacionaliste kushtuar Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka postuar në Instagram një video prov...
-
Këshilltarja e Albin Kurtit shpall fitoren në Preshevë, këshilltari i Besnik Bislimit dështon të fitojë Bujanocin
Përkrahja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për dy kandidatët në Luginë...
-
Kurti: Kosova do t’i fuqizojë raportet me Turqinë në dy fusha
Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij të mbajtur në Forumin e parë Ekono...
-
Kurti çmon raportet ekonomike me Turqinë: Dhjetëra kompani në Turqi, janë nga Kosova
Kryeministri Albin Kurti në Forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kos...
-
Rasti Thaçi dhe të tjerët, reporteri i luftës Nuhi Bytyçi dëshmon në Hagë
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, sot do të dëshmojë në Hagë. Ai do të jap d...
-
Policia e Kosovës për 24 orë shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në ka shqiptuar 1 mijë e 521 gjoba traf...
-
Vapa ia merr jetën më shumë se 50 personave në Indi në tre ditë
Më shumë se 50 persona kanë vdekur në Indi gjatë tre ditëve të fundit, pasi n...