Lajme

Vdes një 63 vjeçar në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 09 August 2018

Një burrë i moshës 63 vjeçare ka ndërruar jetë në lagjen Pejton.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në lagjen Pejton në Prishtinë është një person i shtrirë. Me të dalë në vendngjarje policia ka hasur në viktimën e cila ishte pa shenja jete”, ka thënë për klankosova.tv zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

-Advertisement-

“Trupi i pajetë i viktimës D.T. 63 vjeç me urdhër të prokurorit do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërkohë që njësitet policore në koordinim me prokurorinë përkatëse po merren me hetimin dhe sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”.

“Rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera