Kosova dhe Shqipëria me agjendë të përbashkët për turizmin
Autori: Gazeta inFokus
22:42 | 09 August 2018
Kosova dhe Shqipëria do të kenë agjendë të përbashkët të turzimit.
Këtë e konfirmuan ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe ministri i Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi gjatë takimit të tyre në Prizren.
Ministri Klosi tha se do të punojnë në ndërtimin e një strategjie në mes dy vendeve në fushën e turizmit dhe Kosova dhe Shqipëria ta kenë një ofertë të përbashkët për vendet e Ballkanit.
“Zgjodhëm Prizrenin për të dëshmuar se sa mirë një qytet mund të shndërrohet një pikë turistike Evropiane, ashtu si u bë Prizreni dhe u shndërrua përmes festivalit ‘DokuFest’. Për të pasur fakt si pikënisje të gjitha politikat tona në të dy anët e bjeshkëve ndërtimin e një strategjie të përbashkët që mos ta ndajmë detin të Shqipërisë dhe Kosovës, është i gjithë shqiptarëve. Ajo që na del detyrë, të kemi mundësi ta bëjmë një program të përbashkët që politikat administrative ta ndjekin me korrektes kërkesën e bizneseve. Prandaj një grupi përbashkët do të kenë mundësi që deri në tetor të përgatisin një agjendë të përbashkët dhe të kemi një mundësi për tërë rajonin e Ballkanit të kemi një ofertë të përbashkët, dhe ofertat e dy qeverive tona të jenë të përbashkëta”, tha Klosi.
Ndërkaq i pari i MTI-së, theksoi se bashkë me Klosin do të bëjnë hapjen e sezonit turistik dimëror në bjeshkët e Rugovës ose në Brezovicë.
Hasani tha se edhe Kosova ka atraksione turistike për tu vizituar, e sidomos në sezonin e dimrit.
““Takuam ministrin e turizmit zoti Blendi Klosin. Biseduam për bashkëpunimin në mes dy vendeve dhe si të organizohemi dhe të bashkëpunojmë në të ardhmen edhe më mirë në fushën e turizmit. Shqipëria ka ecur mirë në fushën e turizmit. Edhe ne i kemi dhënë shumë rëndësi turizmit pas krijimit të departamentit. Sot jemi jo rastësisht në Prizren e bukur për të dhënë një mesazh nga këtu se jemi për një bashkëpunim në mes dy vendeve sidomos me Republikën e Shqipërisë, sepse ka mundësi dhe fusha të bashkëpunimit. Biseduam me ministrin që në fillim të sezonës të vjeshtës që në Brezovicë ose Rugovë të bëjmë hapjen e sezonit dimëror dhe nga aty të japim një mesazh sepse mendojmë se ka vend edhe Kosova për tu vizituar nga shqiptarët”, tha ministri Hasani.

T� tjera
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...

































