Lajme

Bekim Jupa i raporton Haradinajt për turizmin me Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 09 August 2018

Zëvendësministri në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa në raportin e tij dy faqes i ka raportuar Haradinat se gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar iniciativa me qëllim të bashkëpunimit me Shqipërinë në fushën e turizmit.

“Bashkë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë jemi pajtuar për një konferencë të përbashkët Kosovë – Shqipëri që do të mbahet në Prishtinë gjatë muajit maj”, ka shkruar Jupa në raport.

Zëvendësministri Jupa në raportin 100 ditor të punës së tij dorëzuar kryeministrit, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, se gjatë kësaj periudhe janë mbajtur dy takime mes zëvendësministrave dhe ministrave të turizmit të Shqipërisë dhe Kosovës, njëri në Kosovë dhe tjetri në Shqipëri.

-Advertisement-

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë tani i ka tre zëvendësministra, Fadil Arifin, Bekim Jupën dhe Arbresha Krasniqin. Kur janë dorëzuar këto raporte te kryeministri Haradinaj, në vend të Arbresha Krasniqit ka qenë Faton Thaçi, zëvendësministër. Fadil Arifi dhe Faton Thaçi e kanë dorëzuar raportin me emrat e tyre dhe me emrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kurse Bekim Jupa në raportin e tij e ka shkruar vetëm emrin e Ministrisë të cilës i takon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera