Lajme

Dedaj ndryshon qëndrimin për Turqinë, e quan partner strategjik

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 08 August 2018

I sapo emëruari ambasador i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj ka ndryshuar qëndrimin për turqit.

Ai përmes një postimi në facebok ka shkruar se Turqia është shtet mik i Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Në postim, Dedaj ka shkruar gjithashtu se Serbia është shtet fqinj dhe duhet tejkaluar të kaluarën e të keni bashkëpunim.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Dedajt.

“Ne Shkup do te jam ambasador, perfaqesues i Republikes se Kosoves, i te gjitha komuniteteve pa dallim etnie, gjuhe,religjioni dhe ideologjie politike. Turqia eshte shtet mike e cila ka njohur pavaresine e Kosoves dhe eshte partner strategjik i Republikes se Kosoves, kurse Serbia e sotme, eshte shtet fqinj,me te cilen duhet ta tejkalojme te kaluaren dhe te kemi njohje, bashkepunim reciprok fqinjesore dhe raporte ndershteterore! GJD”, ka shkruar Dedaj.

Ditë më parë Dedaj ngriti polemika me një postim në facebook ku krahasoj turqit me serbët. Madje u kërkua edhe shkarkimi i Dedajt nga pozita e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Jashtme por ai u emërua ambasador i Kosovës në Maqedoni./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera