Jeta e vështirë e Steve Jobs me vajzën e tij: Im at ishte koprac!
Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 08 August 2018
Vajza e themeluesit të Apple: në shtratin e vdekjes ai kritikoi parfumin tim. Në një libër e përshkruan atë si “koprac për para, fjalë dhe dashuri”
“Babi, këtë kompjuter Apple e ke quajtur Lisa duke menduar për mua?” “Aspak e dashura ime: kjo është një sigël që qëndron për Arkitekturën e Integruar të Sistemeve Lokale”. Për një kohë të gjatë Steve Jobs e ka mohuar se i ka kushtuar një nga makinat e tij të para, një PC fatkeqe që u zëvendësua shpejt nga Macintosh, te Lisa Brennan Jobs, vajza e tij e parë. E ka pranuar shumë vite mën vonë gjatë një pushimi në vilën e Bono në Côte d’Azur, duke iu përgjigjur një pyetjeje kreut të U2.
I vështirë me punonjësit
Brilliant dhe brutal: dritat dhe errësira e Steve Jobs, temperamentin e tij me punonjësit, e kemi treguar shumë herë. Por në aventurën e tij të përvuajtur njerëzore themeluesi i Apple ishte gjithashtu i vështirë edhe me të dashurit e tij dhe sidomos me fëmijën e parë, Lisa, e njohur me vonesë, pasi e kishte mohuar me vite që ishte babai i saj. Tani ajo, dyzet vjeç, tregon në një libër historinë e marrëdhënies së saj të trazuar me një burrë që ajo e përshkruan si “koprac me të holla, fjalë dhe dashuri”. Por kjo, megjithatë, kurrë nuk e ka ndalur ta tërheqë atë me magnetizmin e saj, duke i dhënë dritë me praninë e saj. Në “Small Fry”, një libër që do të publikohet brenda një muaji, por “Vanity Fair” ofron disa parashikime, Lisa ndjek kërkimin e saj të dëshpëruar për të rrëmbyer njëfarë butësie nga një baba i mërzitur, i shqetësuar dhe i dyshimtë. Ikona e gjallë e kohës sonë deri në vdekjen e tij të parakohshme (në vitin 2011 kur vdiq nga një tumor pankreatik), njeriu i cili me krijimet e tij teknologjike ndryshoi mënyrën e jetesës, vazhdon të studiohet në të gjitha pjesët e karakterit të tij. Ajo që është interesante mbi të gjitha është enigma e pazgjidhur e një karakteri të njohur për sinqeritetin brutal të gjykimit të tij, i ashpër me të tjerët dhe gjithashtu me veten në shpalljen e të vërtetave të tij të pakëndshme, por që në të njëjtën kohë mund të mohojë provat, madje edhe për vite.
Mbajtja në distancë
Në historinë e Lizës – bijës së parë që e refuzoi, pastaj e pranoi, por gjithnjë e mbajti në një distancë që, pasi kishte studiuar në Palo Alto, në Harvard dhe në Kolegjin e Mbretit në Londër, ishte gazetare e «Vogue», revista Oprah Winfrey dhe gazeta të tjera – gjejmë të dyja të vërtetat e tij brutale dhe refuzimin kokëfortë të realitetit. Në një nga takimet e fundit, kur Steve ishte tani në shtratin e vdekjes, Lisa thotë se shkoi në banjo para se ta përshëndeste atë dhe se u shpëla në fytyrë me ujin e trëndafilave pa e kuptuar se aroma e kësaj esence natyrore do të ndryshonte në pak minuta: “U përpoqa ta përshëndes. Pastaj, kur u largova, ai më thirri: Lisa, ti mban aromën e tualetit “. Një lamtumirë e hidhur për Lisa, e cila, edhe pas njohjes, nuk ishte në gjendje të integrohej në familjen e Steve Jobs. Ai, kishte braktisur dikur shtatzënë Chrisann Brennan – partneren e tij për pesë vjet, që nga shkolla e mesme – më vonë u martua me Laurene Powell. Nga e cila – pasi kishte pretenduar të ishte steril – kishte tre fëmijë të tjerë. Kur Chrisann lindi në një fermë, Steve nuk ishte atje, por ai mbërriti tri ditë më vonë. Ai mohoi të ishte babai, por zgjodhi emrin e Lisa së bashku me nënën e saj.
Pastruese
Krisan për dy vjet ka punuar si pastruese dhe kameriere për të rritur vajzën e saj, ndërsa Steve ka refuzuar për ta ndihmuar në çdo mënyrë. Detyruar më pas nga gjykata t’i nënshtrohet një testi gjenetik që zbuloi atësinë e tij, Steve filloi të paguajë mirëmbajtjen. Edhe pas testit gjenetik, Steve vazhdoi të mohonte provat duke u quajtur steril. Vetëm kur Lisa ishte tetë vjeç, Jobs filloi ta trajtojë atë si një vajzë. Por gjithmonë me ftohtësi. Lisa kujton se, kur një herë i kërkoi një nga makinat e tij Porsche: ajo nuk mori vetëm një mohim, por edhe fjalët “mbaje mend, kurrë nuk do të kesh gjë nga unë”. Një ashpërsi ndoshta që është rezultat i boshllëqeve dhe pakënaqësive që e kanë shoqëruar jetën e themeluesit të Apple që nga lindja: i braktisur nga prindërit në të njëzetat – një studente e ëma dhe një sirian i ati, i cili më vonë u bë profesor universitar – dhe iu dha për adoptim Jobs-ave, në një familje të përulur nga origjina.
Të tjera
-
Sam Hou Fai, kryeekzekutivi i rajonit Makao
Sam Hou Fai që fitoi në zgjedhjet e 13 tetorit, u emërua zyrtarisht si kryeek...
-
“Klubi i stërvjetruar politik”, VV sulmon opozitën për premtimet për rritje pagash
Lëvizjes Vetëvendosje po i pengojnë premtimet për rritje të pagave nga partit...
-
AAK vazhdon mobilizimin në Austri, Kadrijaj: Diaspora në mbështetje të Aleancës
Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ti...
-
Haradinaj ngjitet Majës së Strellcit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është mjaft ak...
-
Nagavci: Le ta mbrojmë gjuhën shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërm...
-
Kurti shkon në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë...
-
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet ne NATO e BE
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në kuvendin e 11-të zgje...
-
Gjendja e fëmijës që u plagọs nga vëllai në Suharekë është stabile
Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij i mitur në Suha...
-
Haxhiu për agjendën e VV’së: Shah e ping-pong me Deharin
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të agjendës së Lëv...
-
Bëri shqiponjën në Beograd, policia e Daçiqit e arreston shtetasin e Zvicrës
Një shtetas i Zvicrës është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi që siç rapo...
-
Ben-Meir: BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin
Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben-Meir thotë se B...
-
Mbi 100 organizata të shoqërisë civile nga Ballkani i kërkojnë BE-së përfshirjen e Kosovës në iniciativën ECMI
Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN), anëtare e së c...