Lajme

Kuçi: Kryeministri Haradinaj do të ketë rol në bisedimet me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 07:03 | 08 August 2018

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka bërë me dije se kryeministri Ramush Haradinaj do të ketë rol në bisedimet me Serbinë.Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se kreu i ekzekutivit së shpejti do t’i takojë liderët e subjekteve politike parlamentare për të diskutuar për platformën e bisedimeve për fazën finale të dialogut me Serbinë, ku pastaj kjo platformë do të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Kuçit, procesi i dialogut me Serbinë duhet të jetë jashtë kornizave dhe garës pozitë dhe opozitë.

Ai ka thënë se në raport me këtë proces të gjithë duhet të jenë unikë.

-Advertisement-

Duke folur për kërkesën e opozitës për zgjedhje të reja, Kuçi ka theksuar se kërkesa e opozitës për zgjedhje të reja është e zbrazët karshi kërkesave që ka tani Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera