Sport

Roma e refuzon ofertën e Milanit

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 07 August 2018

Milani janë interesuar për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit Lorenzo Pellegrinit, por oferta e tyre u refuzua menjëherë nga Roma.

Mesfushori italian pati paraqitje mjaft mbresëlënëse sezonin e kaluar pasi u kthye në Romë nga Sassuolo. Në kontratën e tij thuhet se ka një klauzolë prej rreth 25 milionë euro, e cila do t’ia mundësonte largimin nga klubi.

Nuk dihet nëse kjo klauzolë vlen vetëm për klubet jashtë Italisë, por gazeta italiane Corriere dello Sport sot kanë raportuar se Milani i kanë bërë ofertë Romës dhe nëse kjo refuzohet, ata duanë ta paguajnë klauzolën e Pellegrinit.

-Advertisement-

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, e ka refuzuar menjëherë ofertën e Milanit dhe i ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do të largohet Pellegrini nga klubi i tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera