Lajme

Presidenti po rrezikon tërësinë territoriale të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 04 August 2018

Përfaqësuesit e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë paralajmëruar se nëse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk jep dorëheqje, atëherë Kuvendi do t’i fillojë procedurat për shkarkimin e tij për shkak të rrezikimit të tërësisë territoriale të Kosovës. Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike thonë se deklaratat e Thaçit janë politike dhe joligjore, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Presidenti i Kosovës ka ripërsëritur deklaratën e tij se në fazën finale të dialogut do të diskutohet për demarkimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se pret mbështetje nga NATO-ja për këtë proces.

Ata korrigjimin e kufijve me Serbinë e shohin si ndarje të Kosovës, ndërkohë që kanë paralajmëruar se nëse Thaçi nuk jep dorëheqje Kuvendi do t’i fillojë procedurat për shkarkimin e tij për shkak të rrezikimit të tërësisë territoriale të Kosovës, shkruan më tutje “Zëri”.

-Advertisement-

Në anën tjetër njohësit e çështjeve politike thonë se deklaratat e Thaçit janë politike dhe joligjore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera