Lajme

Eksperti i Qeverisë së Kosovës për baglat

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 01 August 2018

A e dini sa pleh prodhon një lopë në Kosovë? Po një dhi apo dele? Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka një ekspertë të veçantë për këtë punë.

Njëri nga zëvendësministrat e bujqësisë, Shukri Maxhuni, përveç definicioneve e ligjëratave të tjera për bujqësi, në raportin e tij të punës, u përkujdes ta informoj kryeministrin edhe për plehun.

Ai i ka shpjeguar në detaje Haradinajt se sa prodhon pleh një lopë në ditëm sa një dhi e sa një dele.

-Advertisement-

Sipas këtij “eksperti” një lopë jep 5 kg pleh në ditë. E në llogarinë që ka bërë për një vit, 20 mijë lopë japin 36,500,000 kilogramë pleh.

Nga tërë kjo sasi, Maxhuni ka llogaritur se mund të fitohen mbi 3.6 milionë nëse plehu shitet nga 10 cent kilogrami.

Ndërkaq, sipas raportit të zëvendësministrit, fitim më i vogël del nga plehu i deleve dhe dhive.

Ai i ka treguar kryeministrit Haradinaj se duhen 10 dele ose dhi japin 5 kilogramë pleh sa jep një lopë e vetme.

Shukri Maxhuni më 15 dhjetor të 2017-ës është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Gazeta inFokus gjatë ditës kishte raportuar se zëvendësministri, Shukri Maxhuni në raportin e tij kishte kërkuar edhe ndërtimin e një kopshti Botanik e Zoologjik në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, fshat nga ku edhe ai vie./inFokus/

Lexo edhe: Zëvendësministri kërkon kopsht Zoologjik në fshatin e tij

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera