Lajme

Kafenetë duan zgjatje të orarit të punës, banorët ankohen për zhurmë

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 25 July 2018

Kafenetë kanë kërkuar nga autoritetet komunale të Prishtinës zgjatjen e orarit të punës deri në orën 24:00. Aktualisht, atyre u lejohet të punojnë deri në orën 23:00, shkruan sot “Koha Ditore”.

Orari aktual është cilësuar i pamjaftueshëm nga Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës. Kryetari Petrit Kllokoqi thotë se është kërkuar të zgjatet orari i punës deri në 24:00 dhe të bëhet matja e nivelit të zhurmës nga ana e komunës. Ai ka thënë se ankesat e qytetarëve nuk qëndrojnë. Sipas tij, “ata vetë janë përcaktuar që të jetojnë në afërsi të lokaleve që bëjnë zhurmë, prandaj duhet pasur mirëkuptim”, ka thënë Kllokoqi.

Por një kërkesë e tillë nuk është mirëpritur nga banorë që jetojnë në afërsi me lokalet hoteliere.

-Advertisement-

Shaban Kelmendi, kryetar i Bashkësisë lokale “Qendra”, ka thënë se me vite të tëra janë ankuar në komunë për problemet që përballen banorët, por asnjëherë nuk janë marrë parasysh shqetësimet e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera