Sport

16 tituj për 25-vjeçarin e Realit

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 16 July 2018

Me mbylljen e Botërorit të futbollit, ekspertët po fokusohen në elementët kyç që çuan titullin në Francë për herë të dytë në histori, e statistikat e grumbulluara për Raphaël Varane janë vërtet mbresëlënëse.Mbrojtësi transalpin u kthye në një siguri në prapavijën e Deschamps dhe mori me meritë një prej medaljeve të arta në ceremoninë që u mbyll nën shiun moskovit.

Me 4 Champions, 3 Botërorë për Klube, 3 Superkupa të Europës, dy tituj La Liga në Spanjë, një Kupë Mbreti, dy Superkupa spanjolle dhe një Kupë Bote, çdokush e ka zili talentin e Realit. 16 tituj që formojnë rekordin e një lojtari, i cili është vetëm 25 vjeç.

Ky është “palmaresi i artë” i Raphaël Varane, një mbrojtës që ka hyrë në historinë e Realit të Madridit dhe që nga 16 korriku 2018, edhe atë të Francës.

-Advertisement-

Talenti i lindur në qytetin e Lilës mori trofeun e parë në sezonin 2011-2012, kur u rendit i pari me “galaktikët” në La Liga, me një rekord më vete: 100 pikë të grumbulluara. 233 ndeshje ka tashmë Raphaël Varane me fanellën e “Los Blancos” dhe 49 ndeshje me kombëtaren e Francës, me të cilën debutoi më 22 mars 2013.

Gjërat kanë ndryshuar shumë që atëherë, sepse tani Varane është një pjesë e padiskutueshme në të dyja ekipet: Real Madrid dhe Francë. Çuditërisht, vetëm finalja e Kupës së Mbretit, që Atletico Madrid e fitoi kundër Realit të Madridit (2012-2013) është e humbur për të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera