Lajme

Vuçiq: Kosova ia ka vënë syrin vetëm veriut

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 15 July 2018

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, sot është takuar me kryetarin e Republikës Serbe Milorad Dodik. Pas takimit ata kanë mbajtur në konferencë të përbashkët shtypi. Në të, transmeton Koha.net, Vuçiqi ka folur kryesisht për Kosovën.

Ka thënë se Serbia do ta ruajë paqen, por askujt nuk do të lejojë pogrom të ri të popullatës serbe. Pastaj ka shtuar se “nuk i bëjnë aq deklarata e shqiptarëve në Luginë , porse brengoset pse shqiptarët shkelin marrëveshjet e Brukselit dhe fakti pse ata të vetmin qëllim e kanë marrjen e veriut të Kosovës.

Vuçiq, siç përcjell gazeta “danas” e Beogradit, ka theksuar se gjatë bisedave në Bruksel pa hamendje ka thënë se kushti i Serbisë për bisedime me Kosovën është të mos ketë sulme ndaj serbëve dhe të mos ketë përpjekje për marrjen e territorit në veri të Kosovës e as “arrestim të atij që u bie ndër mend“.

-Advertisement-

Dhe pastaj përnjëherë, i arrestuan pesë serbë më me autoritet në Anamoravë, tha Vuçiqi duke shtuar se u kishte thënë përfaqësuesve të BE-së se nëse të arrestuarit nuk lirohen deri në mesnatë, le të harrohen bisedimet por dhe të mos harrohet “mundësia e pogromit në veri”.

Dhe pastaj të pesti ata i liruan edhe më shpejt nga afati i paraparë, tha Vuçiq .

Sipas mendimit të tij, esenca e të gjithave është se shqiptarët e duan vetëm veriun e Kosovës, porse po ashtu e di se cilat janë dëshirat e hapëta ose të fshehta të disa njerëzve nga hapësirat tjera të ish- Jugosllavisë.

Vuçiqi dhe Dodiku thanë të jenë marrë vesh që Serbia dhe Republika Serbe sivjet ta shënojnë bashkë përvjetorin e “Oluja-s” kroate më 4 gusht si dhe për bashkëpunime të tjera të përbashkëta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera