Sport

Mediat serbe e quajn skandaloz urimin e Rusisë për kryetarin e ri të FFK-së

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 12 July 2018

Federata e Futbollit të Rusisë ka uruar kryetarin e ri të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, dhe ky urim i ka befasuar mediat serbe.

Serbia ka mbetur e befasuar dhe e ka quajtur skandaloz urimin e Federatës së Futbollit të Rusisë tek Federata e Futbollit të Kosovës pas zgjedhjes së kryetarit të ri të saj, Agim Ademit.

“Këtë pakkush e ka pritur në Serbi”, përcjellin mediat serbe.

-Advertisement-

Federata ruse uroi kryetarin e ri Ademi, pas zgjedhjes së tij si president i ri i FFK-së.

“I gëzohemi bashkëpunimit të federatave tona dhe ju dëshirojmë juve dhe federatës tuaj prosperitet dhe shumë suksese”.

“Gjithmonë mund të llogarisni në përkrahjen tonë për të gjitha çështjet e futbollit”, thuhej në urimin e Rusisë.

“Shpresoj që së shpejti do të takohemi gjatë ngjarjeve të ndryshme futbollistike”, është teksti i urimit që e ka nënshkruar sekretari i përgjithshëm i Federatës ruse, Aleksandr Alaev.

Urime i Rusisë për kryetarin e AAK-së, Agim Ademi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera